4/18/2008

Kriteret e Ministrit Pango per shkarkimet dhe emerimet e drejtuesve te instucioneve te kultures.

- nga Genc Mulliqi

Sot me dt 16 04 2008 jap doreheqjen nga puna ime ne GKA pas shkarkimit nga detyra si drejtor I ketij institucioni, dhe ri-emerimit tim si nen-drejtor ne GKA prej Ministrit Pango.

Me dt 15 04 2008 mu komunikua shkarkimi im nga detyra si drejtor i GKA-se dhe emerimi ne kete post i nen-drejtorit Shima prej ministrit Pango. Ne urdherin e Min Pango nuk jepeshin shkaqet por gojarisht prej te derguareve te tij m’u tha se ti mire ke punuar por menduam qe te bejme nje ndryshim vendesh keshtu qe ti do te punosh si nen-drejtor po ne GKA e bla, bla, bla.

Besoj qe kemi te bejme me nje rast unikal ku drejori I nje institucioni shkarkohet nga detyra pasi ka kerkuar shkarkimin e nen-drejtorit te institucionit per akte korruptive dhe paregullsi ne pune dhe personi I akuzuar si I tille emerohet drejtor, ndersa akuzuesi emerohet vartes I tij. Sic duket per min. Pango ai qe nuk vjedh apo shkel ligjin, e peson.

Rasti I emerimit te Rubens Shimes si drejtor flet per konceptin e Min Pango ne zgjedhjen e kritereve per emerimin e drejtuesve.

1. Sipas Pangos drejtuesit duhet te jene te afte per akte korruptive, devijim fondesh, paregullesi veprimesh financiare, krijimin kushtesh per konflikt interesi. Pikerisht kjo aftesi e R. Shimes eshte ajo qe Pango duket qe vlereson dhe qe bezdiset kur keto aftesi evidentohen sic I kam evidentuar une ne nje sere shkresash drejtuar Min Pango gjate muajve te fundit. Ne Janar 2008 une kam bere kerkesen zyrtare per shkarkimin e R. Shimes nga posti I nen –drejtorit. Baashkangjitur eshte materiali I fotokopjuar. Paregullsite jane evidente ne dy konkurset nderkombetare ‘Onufri’ 2006, ‘Onufri 2007’, Bienalia e Venecies etj

2. Sipas Pangos drejtuesit duhet te jene ; Te paafte ne menaxhim ne punen drejtuese. Rasti Shima eshte tipik qe me 2006 nuk mundi te terhiqte fondin e akorduar te investimeve nga MTKRS per GKA 7 000 000 leke te reja qe ky institucion I kishte shume te nevojshme, gje qe shkaktoi (me te drejte) mos akordimin e fondit investimesh nga MTKRS per GKA-ne per vitin 2007.

3. Sipas Pangos drejtuesit duhet te jene; te paafte ne thithjen e donacioneve apo sposorizimeve ne institucionin ku punojne. Rasti Shima eshte zero donacione per 2006, zero donacione per 2007 per GKA-ne.
(ne fakt R. Shima ka mundur te siguroje nepermjet Bordit te Zhvillimit te GKA-se 5000 USD gjate vitit 2006 per Bienalen e Venecies, por kurre nuk u kthyer atyre ndonje fature apo shpjegim ).
Si drejtues I GKA-se, une kam mundur te siguroj per vitin 2007, 3 000 000 leke prej Vodafone dhe perafersisht 3 500 000 leke (te reja gjithmone) neprmjet Bordit te Zhvillimit te GKA-se.
Vetem per 3 muajt e pare te vitit 2008 jane shpenzuar ne forme donacionesh per GKA-ne 3 100 000 te siguruar me ndihmen e Bordit te Zhvillimit te GKA-se per ndryshimet nfrastrukturale qe po ndodhin ne ndertesen e GKA-se.

4. Sipas Pangos drejtuesi duhet te jete makut ne vendosjen e oreve jashte orarit vetes se vet per 9 muaj resht sic ka bere R. Shima gjate vitit 2007 ku mund te thuhet se ka perfituar nje rroge te dyte pa lejen e titullarit duke shfrytezuar besimin administrativ te dhene nga ky titullar.

Ne fakt ka nje hendek conceptesh midis meje dhe Pango/ Shimes ne keto pune. Pango/Shima I perkasin konceptit te projekteve te shpejta emergjente qe sigurisht harrohen shpejt per qe krijojne shanse per levrim fondesh. Une e quaj kete menyre gjykimi dhe projektet e dala nga ky mentalitet te tipit Tranzicion –Cumcakiz., d.m.th dicka qe behet shpejt e shpejt dhe flaket. Kjo menyre punimi vec premtimit te kualitetetit te ulet te aktivitetit fsheh zakonisht dhe nje fature ekonomike te dyshimte.

Qellimi im kryesor si drejtues I GKA-se ka qene koleksioni I institucionit, si baza dhe pjesa me e rendesishme e ketij institucioni, krijimi I kushteve me te mira per ri-ekspozimin e vlerave qe mbart ky koleksion, riformatimi I fondit. Per kete flet fakti qe te gjitha donacionet e ardhura ne drejtim te GKA-se , 95% e tyre shkon per koleksionin, dixhitalizimin a tij dhe riparimet e mjediseve ekspozueze. Mund te permend, ri –vitalizimi I dy sallave te medha, tashme te gateshme per publikun ku me e rendesishmja salla e Artit Bashkohor pothuaj e mbaruar.
Dixhitalizimi I te gjithe materialit artistik qe GKA poseidon, rindertimi i 85% te siperfaqes mbuluese te gjithe nderteses se GKA-se. Po ashtu nje web-site, fletpalosja perfaqsuese e GKA-se etj. Projektet e perkohshme, pra ekspozitat kane rendesine e tyre te pamohueshme por nuk jane fytyra e GKA-se. Ne rastin e Onufrit, si nje aktivitet nderkombetar eshte e rendesishme qe te kete nje concept te ndryshem, I vecante, dhe njekohesisht me curator me experience, jo me kot une personalisht propozova Laura Gannon, kuratore/artiste britanike per Onufrin 2007 me
mbeshtetjen e Keshillit Artistik-Shkencor, ne bashkepunim me nje kurator vendas. (Laura Gannon eshte ne kopertinat e revistave me trendi te artit bashkohor ne UK).

Shumekush mund t’a mbaje mend terbimin e Pangos para nje viti kur mori vesh per punen e keqe te bere nga R. Shima per Pavionin Shqiptar ne Bienalen e Venecies. Shpejt ky terbim u kthye ne miqesi, madje ne nje ‘flirt simbiotik’ qe mund t’a kete shpjegimin tek mjegulla financiare qe rethon kete aktivitet ndoshta me I shtrenjti ne fushen e Arteve Vizuale gjate ketyre viteve te fundit. Misteret e Pavionit
Shqiptar ne Bienalen e Venecias lane me goje hapur midis te tjerash edhe kuratoren e ketij Pavioni Bonnie Clearwater.

Para 10 ditesh, Bordi I GKA –se organizoi nje mbremje Gala, aktivitet ky i pervitshem ne ndihme te Galerise Kombetare te Arteve.

Kete aktivitet e nderoi me pjesemarrjen e tij vete Presidenti I Republikes Z. Bamir Topi. Ishin te pranishem 3 apo 4 Ministra te qeverise, ishin disa ambasadore te akredituar ne Tirane si ai I SHBA-se, I Gjermanise etj. Kjo mbremje Gala u be nen kujdesin e vet Znj. Topi qe mbajti dhe fjalen e hapjes.

Te gjithe keto personalitete te vendit apo te huaja, nderuan me pjesemarrjen e tyre Galerine Kombetare te Arteve, pra vlerat artistike dhe historike qe mbart. (Ikona me e vjeter datohet ne shek. 13 -14 te e.s.). Galerite Kombetare kudo si edhe GKA-ja jone ne nje fare menyre, ilustruese te histories se vendit, jane ‘shpjeguese’ e shpirtit te popullit dhe e trashegimise kultuore te kombit. Dhe te gjithe keta zoterinj te nderuar e respektojne kete kulture, kete komb ne kete
menyre. Mirepo vete nen-drejtori I GKA-se Rubens Shima nuk pranon te vije per te dytin vit radhazi pa kurrefare shpjegimi.

Kjo eshte sjellja tipike e R. Shimes ndaj donatoreve, qe ndihmojne GKA-ne, sic ishte edhe ne rastin e Onufrit 2007 ku nuk pranoi te vihej logoja e Vodafone (partneri zyrtar per vitin 2007 per GKA) ne ftese apo ne banerin e ekspozites me pretekt se Onufri eshte aktiviteti im.
Ndoshta pikerisht keto sjellje, keto paaftesi/aftesi pikasi Minsitri Pango kur piketoi R. Shimen si drejtor te GKA-se.

Para do kohesh Min. Pango iu shpreh perfaqesise se Bordit te Zhvillimit te GKA se “Galeria eshte e fundit ne listen e puneve te mija”, per qenka sic duket e para ne listen e shkaterrimeve te tija.

3/22/2008

"IN.VENT.AR.C.A. – Inter-Venti di Arte e Cultura dall'Albania"

KONFERENCE PËR SHTYP

"IN.VENT.AR.C.A. – Inter-Venti di Arte e Cultura dall'Albania",

E hënë 5 maj 2008 ora 11.00

Salla Black Box- Akademia e arteve, Tiranë.

E hënë datë 5 maj në orën 11.30 në Sallën Black Box të Akamisë së arteve, Tiranë, do prezantohet në shtyp kalendari orgnizimit të projektimeve, në bazë të PIC Interreg III A Itali- Shqipëri 2000/2006 " Inter- venti di Arte e Cultura nga Shqipëria" për sektorin e kinemasë.

Gjatë konferencës për shtyp do të prezantohet përmbledhja me titull " Fluturimi I shqiponjave …në të shkurtër…dhe të gjatë…" që parashikon projektimin në Itali dhe në Shqipëri të filmave me metrazh të shkurtër, dhe filmave me metrazh të gjatë dhe dokumntarëve, gjithsej 28, të realizuar nga regjisorë italianë dhe shqipëtarë; dhe prodhimi I 5 filmave me metrazh të shkurtër ( 3 italianë dhe 2 shqiptarë) të realizuar nga këto regjisorë.

Në konferencë do marrin pjesë: drejtori I Sektorit të Kinemasë të projektit, regjisori Mimmo Mongelli, drejtori I Qendres Kombetare e Kinematografisë Xhevdet Ferri, drejtori I Tirana International Film Festival Ilir Butka, producentë dhe regjisorë shqiptarë dhe Italian, ndër të cilët Robert Budina dhe Beppe Sbrocchi.

Komunikate per shtyp

" Fluturimi i shqiponjave …
ne te shkurter ... dhe ne te gjatë ... "

Prezantimi i kinemasë puljeze

I kinemasë puljeze

Tiranë (Shqipëri)

5,6,dhe 7 maj 2008

Ora 17:00 Salla Black Box

Akademia e Artëve

PIC INTERREG III A ITALIA ALBANIA 2000-2006

"IN.VENT.AR.C.A. – Inter-Venti di Arte e Cultura dall'Albania

Teatri Publik Puljez në bazë të projektit IN.VENT.AR.C.A. – Inter-Venti di Arte e Cultura dall'Albania", I financuar nga P.I.C . Interreg IIIA Italia-Albania 2000/2006, organizon prezantimin e kinemasë puljeze, " Fluturimi i shqiponjave … në filma me metrazh të shkurtër…dhe të gjatë….", në Shqipëri në datat 5, 6, dhe 7 maj në sallën Black Box të Akademisë së Arteve në Tiranë.

Gjatë tre ditëve, do të projektohen 15 filma ndër të cilët , filma të gjatë, të shkurtër dhe dokumentarë ku përmenden: " Mrekullia" të Edoardo Winspeare, "Dhimbja e kokës" të Alessandro Piva, "Shtëpia e grave" të Mimmo Mongëlli, "Toka"të Sërgio Rubini, filmat me metrazh të shkurtër të Michele Bia (Jugorë pa filtër), Antonello De Leo (Guinea Pig), Beppe Sbrocchi (DuePiGrecosuOmega), dokumentari i Simone Salvemini (Liturgjia e tregut).

Hyrja falas

PIC INTERREG III A ITALI SHQIPËRI 2000-2006

"IN.VENT.AR.C.A. – Inter-Venti di Arte e Cultura dall'Albania"

Sektori i kinemasë

Perzgjedhje aktoresh per realizimin e 5 filmave te shkurter

Teatri publik puljez, në bazë të projektit "Inter-Venti di Arte e Cultura dall'Albania", I financuar nga P.I.C Interreg IIIA Itali- Shqipëri 2000/2006, kërkon të prodhojë 5 filma me metrazh të shkurtër të realizuar nga regjisorët italianë Mimmo Mongelli, Simone Salvemini, Beppe Sbrocchi dhe regjisorët shqiptarë Robert Budina dhe Ilir Butka me aktorë të dy vendeve.

Me këtë qëllim janë të hapura seleksionimet për aktorë dhe aktorë shqipëtarë me profile të ndryshme , pa limit moshe por profesionistë, në Tiranë në datë 6 dhe 7 maj nga ora 10 në orën 15 në sallën black box të Akademisë së Arteve në Tiranë.

Kandidatët duhet të paraqiten në casting të pajisur me curriculum vitae në anglisht ose italisht, foto, albume ose materiale vizive(kaseta, dvd etj)

Materialet e dorëzuara si ilustrim për casting do të mbahen nga ana e jurisë.

Partner të projektit: Bashkia e Brindizit (partneri kryesor); Qëndra kombëtare e kinematografisë së Shqipërisë; Universiteti i Tiranës; Albanian Art Insitute; Tirana International Film Festival; Akademia e Arteve Tiranë; Le spëcchie Srl; Bashkia e Monopolit; Bashkia e Barletës; Bashkia Trani; Bashkia Poggiadro; Bashkia Elbasan; Bashkia e Gramshit; Konservatori i Muzikës, Monopoli; Shoqëria kulturore "Akademia e Dancit" Brindizi; Akademia e Dancit Tiranë; Universiteti i Lecces- Fakulteti i gjuhëve të huaja dhe Sams; Shoqëria Tjetër Vision, Elbasan" Maccabeteatro Piccola Soc. Coop; Eufonia – Astragali Teatro i Lecces; Confcooperativë Puglia; Universiteti bujqsor i Tiranës; Pc Company di P. Cialdella; Konsorti Turistik Promosud.

******************************************************************************

Një nga arsyet që na bënë të lëvizim menjëherë, në bashkpunim me Teatrin Publik Puljez, trupi dhe shpirti i projektit InventArka, për realizimin e Sektorit Kinematografik të po të njëjtit projekt, ishte ai që të transformonim këtë rast në një mundësi të vërtetë për të realizuar diçka konkrete.
Pra përmbledhjet më të rëndësishme të kinemasë, në Shqipëri dhe në Pulja, sepse ato janë një rast më shumë për të afruar dy popujt, kulturat e tyre, njohurinë reciproke, për të mposhtur pengesat e kotësishme jo më paragjykime dhe keqkuptime.
Në këto tre takime- një në Tiranë dhe dy në Brindizi dhe Trani- kinematografia më e fundit puljeze (të përfshirë ato filma që tashmë janë të njohur si klasikë të vegjël) mund të shikohen nga montazhierë dhe nga publiku i vendit të shqiponjave; ashtu siç edhe regjisorët më interesantë të Shqipërisë (nga figurat më të njohura dhe ato më pak, që janë në hapat e parë) mund të gjejnë disa vlerësime në Pulja.
Por me këtë të fundit, jemi akoma në fushën e asaj që mund të quhet një proçedurë e konsoliduar në shkëmbimet kulturore.
Siç u përmend edhe më parë, në këtë rast kemi dashur të kryejmë një hap përpara, një hap të vendosur, në rrugën e bashkpunimeve të vërteta.
Pra kemi menduar të mbështesim produksionin e disa veprave të vogla, duke ia besuar regjinë regjisorëve puljezë dhe shqipëtarë.
Kështu do lindin pesë filma me metrazh të shkurtër, tre vepra të regjisorëve italianë dhe dy të regjisorëve shqipëtar, mbi një temë të vetme, të diskutuar nga profesionistë të ndryshëm të sektorit.
Gjithashtu veçoria e këtyre filmave të shkurtër është në atë të realizimit nga regjisorë italianë që do punojnë në Shqipëri, duke udhëhequr aktorët shqipëtarë të përzgjedhur në dy ditë, në Tiranë, ndërsa regjisorët shqiptarë do xhirojnë në Pulja me aktorë italianë të përzgjedhur në katër ditë nga seleksionimi në Brindizi dhe Trani.
Sigurisht një lojë e rrezikshme është ajo e mos ndalimit tek rituali i shkëmbimeve; sigurisht është veçanarisht emocionuese ti japësh mundësinë fantazisë për të arritur fryte të vërteta; sigurisht do të jetë mjaft domethënëse, tek fusha e ndërlidhjes së mardhënieve, duke I vënë në punë delegacionet përkatëse, në një aktivitet të mirfilltë të qensishëm.
E gjitha e finalizuar në ndërtimin e një vepre arti, si ajo që në fund do të përbëhet me pesë filmat e shkurtër, me qëllim që të tregojë mënyrën e njëjtë të të dëgjuarit, të të meduarit dhe të vepruarit tek dy tipe njerëzish, përtej dhe këtu Adriatikut.
Dhe për të arritur një tjetër finish tek rruga e rritjes së kulturave dhe i të dy qytetërimeve.

Mimmo Mongelli
Drejtori i Sektorit të Kinemasë të Projektit InventArca

3/21/2008

Virtuoziteti ne shoqeri dhe shoqeria virtuale

- nga Ilir Butka

Te spikasesh si individ ne nje shoqeri komunitare si ato perendimore per shembull, sigurisht eshte vyrtyt, por vyrtyti pushon se qeni i tille ne nje shoqeri e cila nuk ka ditur kurre te krijoje komunitet, ku sejcili spikat natyrshmerisht me individualitetin e tij, ne nje shoqeri qe edhe ne flamur shqiponjen e ka me dy koka si te mos mjaftonte nje, por qe sigurisht do te ndihej e perfaqesuar me mire ne qoftese do te kishte pak a shume 3 milion koka. Do kishte disi probleme ne perceptimin e nje krijese te tille me trup shqiponje qe ne vend te kokes do te kishte dicka te ngjashme me nje bisht te fryre kali ku sejcila nga qimet do te perfaqesonte njeren nga kokat e individeve te ketij vendi. Ne qoftese kjo ndonjehere do te ndodhte nuk perjashtohet aspak mundesia qe dikush nga ne te afrohej fare afer bishtit me shpresen per te gjetur ngjashmerine e portretit te tij ne ndonjeren nga qimet.
Ne nje shoqeri te tille kush di te ndertoje komunitet eshte i vyrtytshem dhe kush ben pjese ne komunitet eshte virtuoz, “pike”.

2/03/2008

www.milliondollarhomepage.com












Alex Tew, ose me sakte njeriu – pixel, studenti qe ne pak muaj fitoi 1milion dollare fale nje ideje sa e thjeshte aq gjeniale duke realizuar shitjen e nje faqeje te vetme web, pixel per pixel http://www.milliondollarhomepage.com

1/28/2008

Krizat e aresyetimit dhe kercimi pupthi


- Nga Genc Permeti -

Në një festë e cila përgjithësisht njihet nga mosha e tretë si një simbol i luftës Antifashiste ku zjarret partizane gugulonin tërë natën, pavarsisht se i ftohti nuk kish filluar akoma, ndodhi që një i ri u arrestua duke i ofruar droge të pranishmëve me një foto portret të Enver Hoxhes në duar. Duke e lexuar nën teë njëjtin kontekst me të cilin përputhej ambienti ku i riu u ndalua, instiktivisht, u habita si mund të arrestohet dikush për një vepër të tillë. Të gjithë tashmë e dimë se Enveri ishte ideatori i asaj politike që e zëvendësoi fenë me opiumin e tij ideologjik . Fundja ai nuk bëri gjë tjetër vecse drogoi në fillim mëndjet e të rinjve pranë tij, që për nga trutë ishin më të thartuar se pleqtë e gjorë dhe më pas me hir a me pahir krijoi një numer jo pak të vogël ndjekësish. Në lajm nuk sqarohej se për cfarë lloj droge bëhej fjalë. Një nga mundësitë ishte se droga duhej te ishte vete portreti i Enverit fakt i cili lidhet me histerinë masive që me shafqjet e tij publike ia kalonte dhe vetë transeve që sot i shohim në ritualet e Sai Babait. Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte se i riu nuk u arrestua për atë që pritej, shitje ideologjie, por për arësyen më vulgare. Atë të shitësit të drogës.


Kjo më solli në memorje parafrazimin qe dikush e kish shkruar kohë më parë dhe që me dhimbje Umberto Eco u detyrua ta analizojë se “arësyeja nuk është më në gjëndje të shpjegojë botën në të cilën jetojmë dhe për të plotësuar këtë vakum na duhet të bazohemi në instrumente të tjerë.” Ajo që autori konstaton në këtë parafrazim është paqartesia në përcaktimin e shpjegimit se cilat janë këto instrumente duke e bërë lexuesin të lundrojë i lirë në imagjinatën e tij, kërcim pupthi, sex, poezi, heshtje mistike, hapse konservash, etj(më duhet të mos vazhdoj shembujt se për hir të së vërtetës Eco shquhet për një pafundësi në fantazinë e tij që do e bënte shkrimin ca faqe më të gjatë). Ai detyrohet të jetë skeptik është fakti se “këto instrumenta imagjinare mund të konvertohen në mjete që opozojnë arsyen, porse cdo kundershti ndaj saj mund të implementojë një variabilitet të definicionit të arësyes.”

Cdokush që mund të flasë mbi krizat të cilat quhen modelet “klasike “ të arësyes nuk mund të lënë në hije alternativat e propozuara në kontekstet e ndryshme filozofike të cilat kamuflohen nën emrin e arësyes, aktivitetit racional ose të paktën aktivitetit të arësyeshëm.

Këtu kemi disa definicione jo të zakonshme të pozicionit racional e cila na lejon të qëndrojmë pranë realitetit dhe të mos i delegojë detyrën e arësyetimit delireve ose kronologjive. Ajo që paraardhesit tanë janë munduar të theksojë është se “më e rëndësishme në të gjithë të mësipërmet definohet se qëllimi nuk ështe vrasja e arësyes porse kthimi i arësyes së keqe në të padëmshme, dhe të krijoje nocionin e arësyes nga e vërteta, e cila në kohën e Kantit është quajtur “ kritike”. Njohja e limiteve.”

Për njerëzit që kanë haber nga biznesi, krizat përherë i kanë dhuruar mundësinë e të bërit good bussines. Në arsësyetimin e tij Eco mundohet të shpjegojë se “Gjate dekadave të fundit kemi qënë dëshmitarë në shitjet e krizave të shumta që i janë bërë publikut, duke filluar nga ato të religjonit, ideologjive , përfaqsimit, shenjave, filozofisë, etikës( për këtë nuk ma ha mendja se ka dalë ndonjëherë nga lista e krizave), prezencës, subjektit dhe disa krizave të parëndësishme si ajo monetare, e imobiliareve, familjes, naftës etj.” Per mendimin tim nuk duhen lënë jashtë edhe ato seksuale ( ulja e numrit te femrave dhe nisja e një tufe burrash në një vend fqinj, të organizuar nga bashkia për të gjetur gra). Ajo që do të specifikoja pas numërimit të tyre është fakti se një nga sukseset e shitjes, është kamuflimi që i është bërë nëpërmjet retusheve, kohëzgjatjeve të këtyre krizave. Nuk është se këto kriza zhvillohen me cikle apo të alternuara porsë ato asnjëherë nuk kanë pushuar së egsistuari. Ndryshimi i vetëm konsiston që me disa vende u treguan paksa më të mëshirshme dhe disa vendeve nuk i japin mundësinë e frymëmarjes. Ndoshta krizashitësit mund të kenë blerë aksione të konsiderueshme në disa vende duke futur të pavlefshmit në mutin e krizave deri në fyt. Në pamjen e parë duket se disa elementë që përmendëm më lart kanë dhe periudhat e tyre të shkëlqimit si psh, ideollogjia. Në momente të caktuara shoqërore disa prej tyre kanë qënë modele të zhvillimit dhe në këtë mënyrë mund të vlerësohen si revolucionare. Kjo i përket modus clasike të arësyetimit dhe dialektikisht është e pranueshme. Por po ta shohim me kujdes kam frike se vetë dialektika është në kundërshti me vehten e saj që rrjedhimisht na con në një krize të re. Pasi për ideollogji të cilat në momente të caktuara duket se janë në shkëlqimin e tyre duke u pasqyruar si revolucionare duhet ti druhemi faktit që antirevolucionarizmi i tyre është në raport me progresivitetin me të cilin shiten. Që revolucionet mund të jenë antirevolucionare këtë mund ta vërtetojnë me dhjetra te tillë vetëm gjate shekullit te kaluar (qe prej Kinës revolucioni kulturor , Rusia e Leninit etj). Edhe në rastet kur asnjë individ nuk opozon vlerat e nje revolucioni ideollogjik, duhet të parashikoje vlerat antiprogresiste që kjo doktrine do ti ofroje brezave te ardhshem. Në rezistencën ndaj doktrinave pasardhëse me thesis që do i kalcifikojë me fanatizëm. Mund të prezumohet se sidoqoftë në momente të caktuara këto doktrina na ndihmuan në emancipimin shoqëror porse duhet të pranojmë se në cdo shoqëri ka disa individë që fatkeqsisht(për ta) janë disa hapa më tej se komuniteti që i rrethon, individë që me aftesitë e tyre i kanë konstatuar tendencat jo të drejta që këto ideollogji prodhojnë( rroftë populizmi, mjerë ai mendimtar që sdi me e shit veten per të bukur, e ka marre lumi). Atëhere dalim në atë që autori mundohet ti ofrojë publikut duke predikuar në kthimin arësyes së keqe në të padëmshme, që në shumë raste më shumë sec keqinterpretohet, keqkuptohet. Te rriturr në një shoqëri ku për shekuj u kultivua përvec kultit të individit edhe ai i qeverisjes së keqe modusi që kemi kthyer në trend elektoral është “të zgjedhim të keqen më të vogël”. Nuk votohet më për të mirat që një grup politik prodhon por për sa te këqia është në gjendje të mos performoje( le të vjedhë, le të vrasë, le të fyejë, por për të punu puno ama).

Arësyeja është ai lloj i njohjes, karakteristike e qënies njerëzore, e opozuar në njërin krah nga reaksionet instiktive, dhe nga ana tjetër njohjen intuitive. Në këtë rast ne flasim për arësyen për të thënë se njeriu është në gjëndje të prodhojë abstraksion edhe duke folun përmes abstraksionit. Ky nocion nuk duket se po kalon në kriza se pa dyshim njeriu është ndërtuar në këtë mënyrë. Ajo që duhet të vendosim është nëse deri në c pikë procedimi me abstraksionin është pozitive në krahasim me menyrat e tjera të menduarit, sepse padyshim personat të cilët kanë vizione mistike, gjithashtu mendojnë.

Autori jo pa të drejtë thekson se “Arësyeja është një element i vecantë i njohjes së absolutes nga një pikpamje direkte.” Ky koncept sipas aktivitetit racional ose aktivitetit të arësyeshem nuk është gjë tjetër vec një krize që prodhon kriza. Nësë do funksiononim në një shoqëri ku mbizotëronte toleranca dhe traditat demokratike askush nuk do guxonte të na thoshte të paktën pa qënë i dehur ose në zombie se ka një pikepamje direkte mbi absoluten dhe do te tentonte të na i impononte. Për konceptet e një individi të emancipuar nuk mund të pranohet që kemi të bëjmë me një krize të aresyetimit. “Eshte krize e vete personit” therret autori( Një ish polic që bëhet drejtor i galerisë kombëtare dhe që nuk mund të pranojë se ka art që e meriton te futet në këtë galeri nga vendasit). Sic e thashë më delikatesë më lart këto rregulla funksionojnë në shoqëritë me një demokraci të zhvilluar por në një vend të sapodalë nga vuajtjet e krijuara nga kriza e vetë personit, që deri më dje e ka njohur si modelin e vetëm të udhëheqjes nuk mund të jetë më një e tillë. Ajo është kriza e personit të implementuar në të gjitha qelizat e shoqerisë duke u kthyer në njohjen e vetme te absolutes. Më vjen keq Umberto, por ske pas fat ta vizitoje Shqipërinë se ndryshe në këtë pike, do të kish rënë pika. Kuptohet që vizita në Shqipëri do të ishte më e nevojshme profesionalisht për një antropollog sesa për Econ. Idea e absolutes sic e thashë më lart tashmë egsiston në të gjitha qelizat e shoqërisë tonë edhe me ndihmen e aleatit të tyre të ri mediave, të cilat në fillimet e tyre na bindën se ajo që është irreale u bë e vërtetë dhe tashmë po mundohen të na bindin se e vërteta nuk është gjë tjetër vec një irrealitet, e cila për momentin është kthyer një e vërtetë e pandryshueshme. Këtu nuk kemi përse mos i japim të drejte Marshall Mcluhan i cili në “ Medium is the mesage” citon se “Shoqëritë përherë e më tepër janë duke marrë formen e natyrës së mediave me të cilin njeriu ka komunikuar, sesa të përmbajtjes së mesazhit të komunikimit”. Përherë e më shumë dëgjojmë të flitet me një lloj absolutizmi në sigurinë e elementit të pasionit duke mos lejuar asnje shteg të zhvillimit të debatit gjë që nuk bën tjetër vec kthimit në antropomorfizëm. Dhe ajo që të trishton më shumë është fakti që flamurtarët e këtij antropomorfizmi bëhen ata që pretendojnë se janë forcat më progresiste të shoqërisë Shqiptare, ku patetikisht shprehen se “ ne jemi e vetmja forcë politike që disponon kapacitetet për ta shpëtuar këtë vend dhe me misionin historik mbi shpatulla për ta udhëhequr drejt prosperitetit, pasi kjo eshte detyrë vetëm e jona, dhe e askujt tjetër”. Në rastin e mësipërm kishim fatin të shikonim sesi një krizë mund të fillojë si e absolutes me origjinë ideologjike dhe gjatë rrugës pa e kuptuar as vetë subjekti, kalojnë në krizën e përfaqsimit. Në këtë pikë c’do individ sado i emancipuar ose i kalcifizuar mbetet pa fjalë. Se nuk lë hapësirë për të folur. Të gjitha rrugët e komunikimit janë inegzistuese. Mos kemi të bëjmë në një antropomorfizem politik? Kjo na shtyn të besojmë se jemi në një krizë e cila me tërë përbërjen e saj ka një shpërndarje gjeografike të ndryshme në kohë. Ndoshta individi që përfaqson forcën politike të sipërpërmendur mendon se jemi pozicionuar në një tjetër epokë, ku njeriu ishte hommoserectus dhe jo domosdoshmërisht sapiens.

Nuk mund të le pa përmendur referencën racionale se “Aresyeja është nje sistem i principeve universale që precedon në kpacitetet abstrakte të individit. Maksimumi është që individi mund ti njohë ato ndoshta me veshtiresi pas refleksioneve të gjata. Ky është Platonismi. Kjo krize nuk është universialisht e pranueshme.” Cdo të thotë se shuma e këndeve të një trekendëshi është gjithmonë 180 grad, se është një e vërtetë e nevojshme? Si rregull ne aspirojmë lirinë e ndryshimit të postulatave në situata të vecanta. Nëse dikujt i jepet liria atij do i lejohej të përdorte nocionin e të vërtetës së domosdoshme. Masturbimi konsiderohet si një proces i lidhjes së individit me objektin e pasionit, por në të njëjtën kohë ai është kusht për tu distancuar prej tij. Duke jetuar në një shoqëri kinematike mund ti referohemi momentit të masturbimit tek “ Gjoleka djali i Abazit” i Dhimiter Anagnostit ku subjekti ka për objekt Xhemilen inegzistente kur pasion turfullin “Xhemile o shpirt”( e persërit disa herë) dhe e mbyll me “ Mut o Xhemile”.

Ajo që më bën vërtet deri diku optimist për rrugëdaljen me ruajtjen e një statusquoje është parafrazimi klasik se “Në të njëjtën kohë nuk mund të lëmë mënjanë faktin se arësyeja është mënyra e gjykimit dhe e ndarjes së të mirës, keqes, të vërtës, gënjeshtrës.” Ky është koncepti që në pamjen e parë na bën të mendojmë se jemi në rrugën më të mbarë për arësyetimin e fenomeneve të asaj që na rrethon por që tashmë nuk duam tia dëgjojmë me emrin( për botën e kam fjalën), porse po ta shohim më me kujdes origjinën e saj kartesiane ndihet nje lloj ambiguiditeti. Kohë më parë një sherr koktulësh bëri që të gjithë të mbanin frymën në rezultatin se cili krah do të fitonte nga konflikti parlamentar. U allnuan , u pajtuan dhe njerëzit vazhdojnë frymbajtjen për të marrë vesh kush fitoi. Gjithsecili deklaroi një fitore të idealeve të tij pa pranuar në asnjë mënyrë se kush lëshoi pe, sa lëshoi, për cfarë e lëshoi. Të dy palët kishin 100% të drejtë, që Kartesin e shkretë do e fuste në dhe të gjallë. Dhe kjo vjen nga ata që e priste më pak. Vaj medet se cmund të presësh nga të tjerët. Më keq se kaq nuk mund të bëhet. Kush do të ishte mjeti më i mirë për të na sjellë në derman. Ma ha mëndja se kercimi pupthi sdo ishte ndonjë mjet i keq, se të mësipërmit nuk shkojnë më larg se aq, por për ata pak me një shije paksa të kultivuar vuajtësit e vërtetë të kësaj krize, nuk besoj se do të ishte zgjidhja më e mirë.

Arësyeja ushtrohet përmes faktit që ne jemi duke shprehur propozime në lidhje me botën, dhe përpara se të jemi të sigurtë se këto propozime janë “e verteta” ne duhet të sigurohemi që të tjerët mund ti kuptojnë ato. Kjo nuk do të thotë se kur ne shprehemi duhet të themi vetëm një gjë duke evituar ambiguitetin. Në të kundërtën e cila është më racionale dhe e arësyeshme, për të nohur se janë edhe bashkbisedimet në shprehjen e dëshirave dhe pasioneve që thonë disa gjëra në të njëjtën kohë të kundërshtueshme midis tyre. Sic mund të themi që cdo qenieje njerëzore i pëlqen të hajë. Po. Pavarsisht se egsistojnë dyspeptikët, ascetikët dhe anoreksikët. Apo po ti referohemi shijes së meshkujve mbi femrën, cila është më e dëshiruar, Ana Manjani apo Pamela Anderson? Rregullat ndryshojnë. Nuk mund të them se është irracionale, por le ti shohim ato me paksa dyshim. Nësë është e mundur ti evitojmë.

Duke u marrë me parashtrimet e mësipërme shohim që futemi në një konfuzion nga i cili aktivitetit racional ose aktiviteti i arësyeshëm nuk është se na orientojnë drejpërdrejt në konkluzionet e duhura. Disa shkollarë i referohen modus ponens si një mjet i ri që mund ti japë zgjidhje arifmetike botës ku jetojmë. Porse a është vërtet në gjëndjë kjo mënyrë të sjellë në terezi ato që i detyruar nga pamundesia e zgjidhjes së ekuacioneve globale nëpërmjet arësyetimit na ka bërë të jetojmë në një kaos allogjik.

Nësë unë them që të gjithë ata që jetojnë në Tiranë janë Tiranas atëherë dhe Ndue Llesh Pali që ka ardhur disa ditë më parë nga Mirdita apo Proletar Ylli që disa muaj më parë zbriti nga Skrapari, janë Tironca. Në këtë rast na duhet një mënyrë arësyetimi i cili te na nxjerr nga krizat, pasi po ti referohemi të mësipërmes i bije që ata vërtet janë Tironca. Kjo është një krim në vetvehte e barabartë me pastrimet ethnike(largqoftë se do na cojnë në Hage). I heqim këtyre individëve identitetin e tyre për ti dhënë nëpërmjet arësytimeve që tashmë janeë në krizë, një tjetër identitet. Ose një shembull i trishtuar i kësaj krize është se cdo burrë që ka tendence të fusë objekte në anus, është homoseksual. Me ckemi dëgjuar për bëmat e këtyre të fundit nuk cuditemi më kur dëgjojmë se u shtrua në spital nga thyerja e një shisheje në anus( e merrni me mënt vetë se cmund ti bëjnë anusit copat e gastares) , apo se duke pastruar shtëpine me fshesë me korent u rrëzua dhe ra me mendere tek tubi që cuditerisht rrëshkiti brenda, lehtas. Me evolimin e mjekësisë. përshëmbull ata që vuajnë nga hernia nga e cila nuk përjashtohet as gjinia mashkullore , për të mos dëmtuar stomakun me ilace, tashmë detyrohen të marrin suposto. Mos është ky një konspiracion i mjekeve gey për të yshtyr burrat në gjetjen e homoseksualitetit të fshehur dhe për ti larguar përgjithmonë nga gratë e mallkuara? Sigurisht që jo, do të thonin të shkretët hernianistë. Dhe po ti referohemi krizës së pikpamjes së absolutes, që sic e thashe më lart, modeli i vetëm i saj i njohur në Shqipëri, ka qënë i një individi që rininë e kaloi në mënyrë të errët në Paris, nga ku u kthye me një këndvështrim fatal mbi absoluten, gjë që në shoqërinë tonë të sotme e shohim edhe tek ata që jane jo aq te thyer në moshë dhe që rininë e kanë kaluar ( cuditërisht të errët) në Paris. Mos është vallë ajri i Parisit me një dozë të lartë infektimi për këndvështrimin e absolutes? Nëse është e vërtetë duhet të jetë e koncetruar vetëm për Shqiptarët me tendenca karrierre politike, si një lloj mallkimi ( mesa dimë Francezët nuk kanë qënë aleatët historik të Shqiptarëve. Atëherë s’kemi pse të shqetësohemi që Ambasada Franceze i ka vizat e shtrënguara.) Kjo të con në atë lloj krizë të shumës së këndeve të trekëndeshit ku nuk ka sesi Parisi tempulli i diversitetit të kapaciteteve abstrakte të mendimit, të jëtë burim i këndvështrimeve absolute vëtëm për udheheqësit e një kombi.

Përsa më sipër peërmenda ajo që dua të theksoj nuk është shqetsimi për ruralin verior apo jugor, anoreksikun, pacientin e hernias që gëzohet se uterusi nuk ja pranon supostin duke ja nxjerre jasht ( që e bën të mos ndihet homoseksual), por tek hapësirat e shumta që jo vetëm media po i përkushton arësyetimeve të papërgjegjshme që reflektohen në jetën politike, probleme të cilat na ndikojnë në sjelljen e perditshme, duke na bërë të lëshohemi në kërkim të këtij instrumenti të ri për shpjegimin e botës që fatkeqsisht jemi të detyruar ta ndajmë bashkarisht me të gjithë mbartësit e elementëve të ashtëquajtura të aktiviteteve racionale ose të paktën, aktivitetit të arësyeshëm. Këcim pupthi dhe krizat e arësyetimit

1/23/2008

Albanian Cinema Exhibition in Genova Film Festival


11th Genova Film Festival
30th June/ 6th July 2008
Genoa - Italy






Object: Albanian Cinema Exhibition in Genova Film Festival

To: Tirana International Film Festival


the 11th GENOVA FILM FESTIVAL will take place in Genoa, Italy, from the 30th of June to the 6th of July 2008.
GENOVA FILM FESTIVAL is the most important Cinema Festival in Ligury and one of the most appreciated in Italy. In eleven years it has had an audience of thousands of people, and more than 1.400 films have been shown in the previous ten editions. One of the most important events of eleventh GENOVA FILM FESTIVAL is Oltre il Confine - Over the Border, exhibition dedicated to an international Cinematography not well distributed in Italy.

Every year “Oltre il Confine” (“Over the Border”) proposes to the Italian audience a not well known international cinematography in order to make people know a different cinema from commercial one; a cinema that is expression of a culture too.
One of the aims of GENOVA FILM FESTIVAL is to contribute to an alternative cinema distribution. Entrance is free of charge.

Every year “Oltre il Confine” (“Over the Border”) shows a large number of feature films, shorts and documentaries that rapresent the chosen country.
This year GENOVA FILM FESTIVAL would like to dedicate “Oltre il Confine” to Albanian Cinema. GENOVA FILM FESTIVAL would like to show the best of Albanian audio-visual production from the Nineties to today. The Albanian Cinema Exhibition will include feature films, shorts and animation films, screening the best ones. We would like to propose to the festival audience some of the most well-known Albanian masterpieces too. GENOVA FILM FESTIVAL would like to invite some Albanian directors for a meeting with festival audience.

In order to well organize this Albanian Cinema Exhibition we formally ask the cooperation of Tirana International Film Festival. We need your help to establish institutional partnership and to contact Albanian directors to get preview copies of Albanian films in DVD (subtitled in English or, if the copy already exists, in Italian) in order to choose features length and shorts to insert in our review.

We thank you in advance for your interest and help and we are looking forward to hearing from you soon.

Best regards.

GENOVA FILM FESTIVAL

the Direction

Cristiano Palozzi
Antonella Sica


GENOVA FILM FESTIVAL
Associazione Culturale Daunbailò
Via Tavella 10R 16136 Genova - Italy
ph +39 010 2725915 - Ph +39 010 5573958 – mobile +39 349 6222857
e-mail: segreteria@genovafilmfestival.it
U.R.L. http://www.genovafilmfestival.it/

6/22/2007

Postmodernizmi nuk është gjithnjë bashkëkohësi

Nga Genc Permeti
A mund t‘i përgjigjemi pyetjes se çfarë është bashkëkohore sot thjesht me fjalën “postmodernizmi”. Kjo përgjigje që ka ngjallur debate mes teoricienëve të artit të kohërave të sotme, lë hapësira të ndryshme interpretimi.Asgjë nuk mund të jetë absolute,por ecja në një vijë logjike mbi atë çfarë operohet sot në botë dhe në atë çfarë vazhdontë jetë e pëlqyeshme dhe e ndjeshme, sigurisht që është një vijë e rëndësishmepër artin. Në Shqipëri, gjithnjë kanë munguar debate të tilla, të cilat gjithnjë janë tentuar të rreken në debate për mbrojtjen e kaheve të ndryshme të interesave të grupeve të ndryshme të artistëve, ndërsa debatet mbi filozofinë e vërtetë, nëse mundtë quhet kështu të artit kanë munguar. Vetë kalimi nga periudha e soc-realizmit në një liri të shprehuri, ka sjellë shumë zhvillime interesante, të cilat mund të interpretohen në mënyrat e tyre nga kritika apo historianëte artit. Por nëse kemi njerëz që duan të pikturojnë, nuk kemi pasur këto kohë njerëz që duan të studiojnë artin. Dhe ajo kohë, ose pemë kronologjike, siç e quan në një intervistë më poshtë një nga artistët earteve pamore, Genc Përmeti, do të ishte mirë të analizohej nga njerëz të cilët nuk e kanë jetuar atë, duke mos përzier mendimin real me emocionet, vazhdon të mbetete rrëfyer vetëm nëpërmjet kujtimeve, apo mendimeve vetjake të çdonjërit prej nesh. Genc Përmeti flet në një intervistë mëposhtë mbi debatin mbi bashkëkohësinë, atë çfarë ka ndodhur në artet tona pamore sot dhe mungesën e kritikës.Në botë flitet shpesh për lëvizje artistike. Nëse i referohemi asaj çfarë ka ndodhur me artin tonë këto vite, a mund të flasim për lëvizje apo koncepte që kanë sjellë ndryshime drastike në krahasim me atë çfarë ofronte ky art vite më parë?Shpesh bëhet gabimi që për të dalë në derivatin e përgjigjes ndaj kësaj pyetjeje që vërtet është goxha e komplikuar i referohen një lloj historie të artit shqiptar gjatë 60 viteve të fundit me ndërtimin e pemëve kronologjike të këtij arti në të gjithë degëzimet.Personalisht, jam i mendimit se nëse vërtet dëshirojmë të bëjmë një autopsi të kësaj peme do të ishte e vështirë për të gjithë ata që deri në fundin e viteve ‘80 aspironin të ishin degë qoftë edhe ndonjë shkarpe të saj, të pretendonin se do mund të ishin objektivë në atë që do të thoshin ose shkruanin. Do të binim në përcaktime paksa të nxituara pasionante duke u bërë pasqyra të sukseseve dhe dështimeve personale. Ajo që do të vija rëndësi është se arti shqiptar pati një zhvillim vërtet dinamik pas viteve ‘90, gjë e cila me një mendje të ftohtë mund të shihet qartazi.Nuk kemi të bëjmë me një ndërprerje me shpatë të artit të realizmit socialist, pjesë bosh e më pas kalimin e menjëhershëm në postmodernizëm siç mund të jetë tentuar të përcaktohet, porse një koherencë të artistëve, të cilët heqja e censurës, falë dëshirës i gjeti të përgatitur për t‘u ndeshur me sfidat bashkëkohore dhe që për më se një dekadë nuk lejuan që arti pamor shqiptar të binte në një vakum, por eksperimentuan duke mundur të krijojë ambientin e nevojshëm për gjenerimine një produkti të cilin po e shohim që nuk është më inferior ndaj atij që aspiruam.Çfarë, sipas teje, është ajo që quhet sfida e bashkëkohësisë, dhe sa përpiqen ta realizojnë këtësfidë artistët tanë? Ajo që më shqetëson në trajtimin që i bëhet kësaj teme është fetishizimi i termave që përdorenpër të përcaktuar se ç‘është bashkëkohësia. Dhe i preferuari që ka zënë këtë hapësirë në gojët që mundohen të tregojnë absoluten e bashkëkohësisë është fjala “postmodernizëm”.Pikërisht në ambientet tona publike, sot flitet për nevojën e hapjes se audiencës ndaj kësaj terminologjie. Them terminologji përderisa prej dy dekadash midis teoribërësve (skolarëve)është zhvilluar një debat i ashpër në definicionin e kësaj fjale. Për ta ilustruar do dëshiroja të paraqisja disa nga qëndrimet e tyre ndaj kësaj terminologjie ku një prej gjuhëve më të ashpra, e ka cilësuar postmodernizmin si një “krizë e modernizmit në permanencë”, ndërkohë që Brian McHale te “Constructing postmodernism” thotë se “Postmodernizmi nuk është një objekt i themeluar, por një artifakt i manifakturuar”.Nuk mund të le pa përmendur as Alan Thirer, i cili thotë se fjala ” postmodernizëm” është bërë një counter në lojën tonë GENC PERMETI/ Artisti flet për lëvizjet në artet pamore me thyerjen e rregullave të soc-realizmit. Prurjet dhe debatet mbi bashkëkohësinë Postmodernizmi nuk është gjithnjë bashkëkohësi arte pamore& debate të fjalëve dhe në këtë sens, nëse në të tjerat nuk është, postmodernizmi vërtet ekziston.Ndërkohë, Umberto Eco është dyshues për termin ” postmodernizëm”: Unë kam impresionin se sot fjala “postmodernizëm” përdoret për çdo gjë mjafton që përdoruesit t‘i pëlqejë si term”, porse kjo nuke pengon atë të japë definicionin e tij mbi postmodernizmin kur thotë se “unë e mendoj postmodernizmin si një mënyrë sjelljeje, atitude” dhe më poshtë e ilustron, ashtu si një burrë i cili dashuron një grua vërtet të kultivuar dhe e di shumë mirë se nuk mund t‘i thotë asaj “jam marrëzisht i dashuruar me ty” , sepse ai e di që ajo e di ( dhe se ajo e di që ai e di) që këtofjalë janë tashmë të shkruara nga Barbara Cartland. Megjithatë ekziston një zgjidhje. Ai mund të thotë “ashtu si Barbara Cartland do e thoshte, jam marrëzisht i dashuruar me ty”.Nuk do dëshiroja të anashkaloja debatin mbi metanarrativën që u krijua nga Max Apple dhe Wilde ndaj McHale, ku ky i fundit kundërshton braktisjen e meatanarravitetit( modernizmi i lartë),pasi përmbi të gjitha nuk mund të hidhet poshtë për narrativën e vogël ( postmodernizmin) duke i ulur kërkesat. Ai argumenton se hedhja poshtë ose anashkalimi i metanarrativës mund të shihetqartazi nën frymën e programit të Bartholomë të patriarkisë së të pabërës, duke e argumentuar se me këtë lloj atitude nuk ofrojmë asgjë më shumë se zbehja e kërkesave.“Misioni yt i vërtetë, si bir, është të riprodhosh të gjitha bëmat( të kryera nga ati yt), por në një formë më të zbehtë. Ti duhet të bëhesh yt atë, porse në një version më të zbehtë dhe të dobët të tij. Kontributi yt nuk do të jetë i vogël, por i vogël do të jetë koncepti për të cilin t‘i do tësynosh.Që të jem brenda vetë asaj që” postmodernizmi” ka ofruar do mundohem që të mos largohem nga gjuha që vetë kjo teori-tregim kërkon. Për këtë arsye, nuk do të dëshiroja të lokalizohesha tek artet pamore, por ta analizoja në një aspekt më të gjerë të krijimtarisë. Prej kohësh kemi filluar të konfrontohemi me terma, të cilët nga mënyra e përdorimit kanë filluar të interpretohen si kundërshtues për njëratjetrën dhe se prania e njërës anë përjashton të kundërtën e saj. Për këtë lloj përdorimi të paralelizmave në terminologji unë do t‘i referohesha Lethenit, i cili kohë më parë ka bërë një analizë të kolonës së mëposhtme.metafizike ironi narrative antinarrative present absdentNë këtë formë spatiale të përfaqësimit të veçantë të historisë, kolona e krahut të majtë tregon përbërjet e modernizmit duke u kontrastuar me përbërjen e postmodernizmit në të djathtë.Nëse ne jemi të dispozuar, mund të përpiqemi të lexojmë hapësirën e bardhë midis kolonave paralele si një shenjë e postmodernizmit. Ajo që është më e lexueshme për çdokënd, është pikërisht debatiqë prej dekadash është zhvilluar mes teoribërësve (skolareve) mbi dështimin e përcaktimeve të apostulateve ndarëse mes veprave moderniste, modernizmit të lartë apo postmodernizmit. Ashtu siç përmenda më lart, tashmë është bërë e qartë për të gjithë që veprat e konsideruaramoderniste kanë filluar të lexohen nën një këndvështrim postmodernist. Duke filluar me një nga veprat më të njohura moderniste si “Uliksi” i Joysit apo shkrimet eBorges, Nabokov etj., këta autorë kanë krijuar vepra që në tërësinë e tyre përbëhen nga elemente, të cilat konsiderohen si prona të postmodernizmit. Edhe vetë Eco që është skeptik për këtë term,konstruktohet si një autor postmodernist. Konstruktohet i tillë për vetë elementet në të cilat ndërtohet vepra e tij. Antidedektivizmi, ironia, paranoja, multilingualiteti, shpërndarja në kohë, shumëbotësia. Jo më kot vetë pinjollët e flaktë të postmodernizmit si Max Apple nuk mund të rrinëpa pranuar se janë tekste moderniste, por që deshifrohen në mënyrë postmoderniste.E bëj këtë parantezë thjesht për të shpërndarë tymin e krijuar dashakeqësisht në dizorientiminë e audiencave dhe pse jo dhe për mediat, se nuk mund të bësh ndarje fjalësh nga prezent në tejskahunabsent, pasi kjo nuk tregon gjë tjetër veç paaftësisë për të lexuar veprën e autorëve të caktuar ashtu siç po vepron pjesa më e madhe e skolarëve sot. Edhe vetë ato vepra të cilat mund të mendohense janë vepra të mirëfillta moderniste në përbërjen e tyre karakterizohen nga elementët themelore që përbëjnë postmodernizmin.Mungesa e mjeshtërisë krijuese, aktivizmi në art, jodomosdoshmëria e analizimit të formës, ngjyrës, stilistikës, nuk të bëjnë automatikisht postmodernist. Për këtë arsye do t‘i referoheshaJecks që e përcakton postmodernizmin si një double coding ku thotë se “një ndërtesë postmoderniste ose një vepër arti, njëkohësisht i adresohet një audience të minoritetit elitar nëpërmjet kodeve artistike të larta dhe masave të publikut nëpërmjet kodeve popullore”.Pikërisht duke iu referuar këtij double codexi do të sugjeroja që në këtë këndvështrim të përpiqemi t‘i lexojmë veprat e disa prej autorëve tanë në të gjitha gjinitë artistike, ku elementet, të cilat përbëjnë thelbin e veprave tashmë të cilësuara postmoderniste ose bashkëkohore, shihen qartazinë krijimtarinë e tyre. Të mosqenit aktivist në art, mosagresiviteti, sofistikimi, mjeshtëria në përdorimin e mjetit, ngjyrës, analizën e formës, simbolikës dhe përdorimi i kodeve artistike të larta nuk të bëjnë modernist dhe të përjashtojnë nga ambientet e artit bashkëkohor postmodernist, por janë elemente të cilat do të përdoreshin nga çdo autor bashkëkohor për të transmetuar mesazhin që do të dëshironin me të gjitha mjetet e mundshme pa paragjykuar mjetin apo teknologjinë.Po e tejzgjas këtë shpjegim, pasi shpesh në disa komente të kohëve të fundit shohim të përmenden të konstruktivizuara gjysmakërisht, apostulatet e kodet më të cilat karakterizohet arti kontemporan osepostmodernist. Ajo që është për të ardhur keq janë pikëpamjet e tyre mbi të njohurit të absolutes nga një marrëdhënie direkte dhe të vetënjohjes së egos idealiste që në të vërtetë ashtu si Umberto Eco e përcakton te mbi “krizat e krizave të arsyes” janë kriza të vetë individit. Të gjithë i dimë pasojat që këto pikëpamje të absolutes nga një marrëdhënie direkte me të, reminishencat e të cilave i kanë dhuruar këtij vendi jo pak të këqija duke i bërë mbartësit e këtyre ideve të jenë antropomorfet e fundit.Për të qenë koherent me ato që përmenda, termat, të cilët te ne po fetishizohen në përcaktimin e asaj se ç‘është bashkëkohore, kanë qenë objekt i debateve të cilave iu referova më lart gjatë dy dekadave të fundit, porse që për vetë skolarët( teoribërësit) quhet një kapitull i mbyllur.Çfarë duhet të ishte, sipas teje, një kritikë në artet pamore, për çfarë do të nevojitej ajo dhe mungesa e saj këto vite çfarë ka sjellë?Në botën e artit, kritika njihet si një orientues i domosdoshëm për audiencat dhe tregun e artit. Kjo arrihet në radhë të parë nga njerëz të cilët janë të kompletuar në shkallën e njohjes ndaj artit, por dhe vetë objektivitetit të cilin ato pasqyrojnë. Në vendin tonë, fatkeqësisht, akoma nuk është krijuar ai brez kritikësh që do të ishin të nevojshëm për të realizuar këtë mision të vështirë. Mungesa e saj tërë këto vite ka bërë që përveç shkrimeve sipërfaqësore dhe komenteve aktoriale në mediat elektronike të disa të ashtuquajturve njohës të artit, kohët e fundit kemi parë shkrime ku të njëjtët individë të flasin me qyrkun e analizuesit të veprave artistike dhe njëkohësisht të marrin përsipër dhe rolin e kritikut.Për ata të cilët përmarrin mbi vete të analizojë atë çka po ndodh në jetën artistike në vendin tonë në rolin e një kritiku objektiv, duke anashkaluar ata që nuk i përkasin grupimit që përfaqësojnë dhe se për qëllime ekspansioni nuk bëjnë gjë tjetër veçse kryejnë një P.R aetik të grupimeve të tyre të karakterizuara nga mungesa dhe respektit për vetë audiencën dhe misionin që vepra artistike përmban në vetvete.Pikërisht për këtë arsye, do të theksoja se kritika jo vetëm në artet pamore është në gjendje kritike.

AMIGA