Kapërce te përmbajtja kryesore

Krizat e aresyetimit dhe kercimi pupthi


- Nga Genc Permeti -

Në një festë e cila përgjithësisht njihet nga mosha e tretë si një simbol i luftës Antifashiste ku zjarret partizane gugulonin tërë natën, pavarsisht se i ftohti nuk kish filluar akoma, ndodhi që një i ri u arrestua duke i ofruar droge të pranishmëve me një foto portret të Enver Hoxhes në duar. Duke e lexuar nën teë njëjtin kontekst me të cilin përputhej ambienti ku i riu u ndalua, instiktivisht, u habita si mund të arrestohet dikush për një vepër të tillë. Të gjithë tashmë e dimë se Enveri ishte ideatori i asaj politike që e zëvendësoi fenë me opiumin e tij ideologjik . Fundja ai nuk bëri gjë tjetër vecse drogoi në fillim mëndjet e të rinjve pranë tij, që për nga trutë ishin më të thartuar se pleqtë e gjorë dhe më pas me hir a me pahir krijoi një numer jo pak të vogël ndjekësish. Në lajm nuk sqarohej se për cfarë lloj droge bëhej fjalë. Një nga mundësitë ishte se droga duhej te ishte vete portreti i Enverit fakt i cili lidhet me histerinë masive që me shafqjet e tij publike ia kalonte dhe vetë transeve që sot i shohim në ritualet e Sai Babait. Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte se i riu nuk u arrestua për atë që pritej, shitje ideologjie, por për arësyen më vulgare. Atë të shitësit të drogës.


Kjo më solli në memorje parafrazimin qe dikush e kish shkruar kohë më parë dhe që me dhimbje Umberto Eco u detyrua ta analizojë se “arësyeja nuk është më në gjëndje të shpjegojë botën në të cilën jetojmë dhe për të plotësuar këtë vakum na duhet të bazohemi në instrumente të tjerë.” Ajo që autori konstaton në këtë parafrazim është paqartesia në përcaktimin e shpjegimit se cilat janë këto instrumente duke e bërë lexuesin të lundrojë i lirë në imagjinatën e tij, kërcim pupthi, sex, poezi, heshtje mistike, hapse konservash, etj(më duhet të mos vazhdoj shembujt se për hir të së vërtetës Eco shquhet për një pafundësi në fantazinë e tij që do e bënte shkrimin ca faqe më të gjatë). Ai detyrohet të jetë skeptik është fakti se “këto instrumenta imagjinare mund të konvertohen në mjete që opozojnë arsyen, porse cdo kundershti ndaj saj mund të implementojë një variabilitet të definicionit të arësyes.”

Cdokush që mund të flasë mbi krizat të cilat quhen modelet “klasike “ të arësyes nuk mund të lënë në hije alternativat e propozuara në kontekstet e ndryshme filozofike të cilat kamuflohen nën emrin e arësyes, aktivitetit racional ose të paktën aktivitetit të arësyeshëm.

Këtu kemi disa definicione jo të zakonshme të pozicionit racional e cila na lejon të qëndrojmë pranë realitetit dhe të mos i delegojë detyrën e arësyetimit delireve ose kronologjive. Ajo që paraardhesit tanë janë munduar të theksojë është se “më e rëndësishme në të gjithë të mësipërmet definohet se qëllimi nuk ështe vrasja e arësyes porse kthimi i arësyes së keqe në të padëmshme, dhe të krijoje nocionin e arësyes nga e vërteta, e cila në kohën e Kantit është quajtur “ kritike”. Njohja e limiteve.”

Për njerëzit që kanë haber nga biznesi, krizat përherë i kanë dhuruar mundësinë e të bërit good bussines. Në arsësyetimin e tij Eco mundohet të shpjegojë se “Gjate dekadave të fundit kemi qënë dëshmitarë në shitjet e krizave të shumta që i janë bërë publikut, duke filluar nga ato të religjonit, ideologjive , përfaqsimit, shenjave, filozofisë, etikës( për këtë nuk ma ha mendja se ka dalë ndonjëherë nga lista e krizave), prezencës, subjektit dhe disa krizave të parëndësishme si ajo monetare, e imobiliareve, familjes, naftës etj.” Per mendimin tim nuk duhen lënë jashtë edhe ato seksuale ( ulja e numrit te femrave dhe nisja e një tufe burrash në një vend fqinj, të organizuar nga bashkia për të gjetur gra). Ajo që do të specifikoja pas numërimit të tyre është fakti se një nga sukseset e shitjes, është kamuflimi që i është bërë nëpërmjet retusheve, kohëzgjatjeve të këtyre krizave. Nuk është se këto kriza zhvillohen me cikle apo të alternuara porsë ato asnjëherë nuk kanë pushuar së egsistuari. Ndryshimi i vetëm konsiston që me disa vende u treguan paksa më të mëshirshme dhe disa vendeve nuk i japin mundësinë e frymëmarjes. Ndoshta krizashitësit mund të kenë blerë aksione të konsiderueshme në disa vende duke futur të pavlefshmit në mutin e krizave deri në fyt. Në pamjen e parë duket se disa elementë që përmendëm më lart kanë dhe periudhat e tyre të shkëlqimit si psh, ideollogjia. Në momente të caktuara shoqërore disa prej tyre kanë qënë modele të zhvillimit dhe në këtë mënyrë mund të vlerësohen si revolucionare. Kjo i përket modus clasike të arësyetimit dhe dialektikisht është e pranueshme. Por po ta shohim me kujdes kam frike se vetë dialektika është në kundërshti me vehten e saj që rrjedhimisht na con në një krize të re. Pasi për ideollogji të cilat në momente të caktuara duket se janë në shkëlqimin e tyre duke u pasqyruar si revolucionare duhet ti druhemi faktit që antirevolucionarizmi i tyre është në raport me progresivitetin me të cilin shiten. Që revolucionet mund të jenë antirevolucionare këtë mund ta vërtetojnë me dhjetra te tillë vetëm gjate shekullit te kaluar (qe prej Kinës revolucioni kulturor , Rusia e Leninit etj). Edhe në rastet kur asnjë individ nuk opozon vlerat e nje revolucioni ideollogjik, duhet të parashikoje vlerat antiprogresiste që kjo doktrine do ti ofroje brezave te ardhshem. Në rezistencën ndaj doktrinave pasardhëse me thesis që do i kalcifikojë me fanatizëm. Mund të prezumohet se sidoqoftë në momente të caktuara këto doktrina na ndihmuan në emancipimin shoqëror porse duhet të pranojmë se në cdo shoqëri ka disa individë që fatkeqsisht(për ta) janë disa hapa më tej se komuniteti që i rrethon, individë që me aftesitë e tyre i kanë konstatuar tendencat jo të drejta që këto ideollogji prodhojnë( rroftë populizmi, mjerë ai mendimtar që sdi me e shit veten per të bukur, e ka marre lumi). Atëhere dalim në atë që autori mundohet ti ofrojë publikut duke predikuar në kthimin arësyes së keqe në të padëmshme, që në shumë raste më shumë sec keqinterpretohet, keqkuptohet. Te rriturr në një shoqëri ku për shekuj u kultivua përvec kultit të individit edhe ai i qeverisjes së keqe modusi që kemi kthyer në trend elektoral është “të zgjedhim të keqen më të vogël”. Nuk votohet më për të mirat që një grup politik prodhon por për sa te këqia është në gjendje të mos performoje( le të vjedhë, le të vrasë, le të fyejë, por për të punu puno ama).

Arësyeja është ai lloj i njohjes, karakteristike e qënies njerëzore, e opozuar në njërin krah nga reaksionet instiktive, dhe nga ana tjetër njohjen intuitive. Në këtë rast ne flasim për arësyen për të thënë se njeriu është në gjëndje të prodhojë abstraksion edhe duke folun përmes abstraksionit. Ky nocion nuk duket se po kalon në kriza se pa dyshim njeriu është ndërtuar në këtë mënyrë. Ajo që duhet të vendosim është nëse deri në c pikë procedimi me abstraksionin është pozitive në krahasim me menyrat e tjera të menduarit, sepse padyshim personat të cilët kanë vizione mistike, gjithashtu mendojnë.

Autori jo pa të drejtë thekson se “Arësyeja është një element i vecantë i njohjes së absolutes nga një pikpamje direkte.” Ky koncept sipas aktivitetit racional ose aktivitetit të arësyeshem nuk është gjë tjetër vec një krize që prodhon kriza. Nësë do funksiononim në një shoqëri ku mbizotëronte toleranca dhe traditat demokratike askush nuk do guxonte të na thoshte të paktën pa qënë i dehur ose në zombie se ka një pikepamje direkte mbi absoluten dhe do te tentonte të na i impononte. Për konceptet e një individi të emancipuar nuk mund të pranohet që kemi të bëjmë me një krize të aresyetimit. “Eshte krize e vete personit” therret autori( Një ish polic që bëhet drejtor i galerisë kombëtare dhe që nuk mund të pranojë se ka art që e meriton te futet në këtë galeri nga vendasit). Sic e thashë më delikatesë më lart këto rregulla funksionojnë në shoqëritë me një demokraci të zhvilluar por në një vend të sapodalë nga vuajtjet e krijuara nga kriza e vetë personit, që deri më dje e ka njohur si modelin e vetëm të udhëheqjes nuk mund të jetë më një e tillë. Ajo është kriza e personit të implementuar në të gjitha qelizat e shoqerisë duke u kthyer në njohjen e vetme te absolutes. Më vjen keq Umberto, por ske pas fat ta vizitoje Shqipërinë se ndryshe në këtë pike, do të kish rënë pika. Kuptohet që vizita në Shqipëri do të ishte më e nevojshme profesionalisht për një antropollog sesa për Econ. Idea e absolutes sic e thashë më lart tashmë egsiston në të gjitha qelizat e shoqërisë tonë edhe me ndihmen e aleatit të tyre të ri mediave, të cilat në fillimet e tyre na bindën se ajo që është irreale u bë e vërtetë dhe tashmë po mundohen të na bindin se e vërteta nuk është gjë tjetër vec një irrealitet, e cila për momentin është kthyer një e vërtetë e pandryshueshme. Këtu nuk kemi përse mos i japim të drejte Marshall Mcluhan i cili në “ Medium is the mesage” citon se “Shoqëritë përherë e më tepër janë duke marrë formen e natyrës së mediave me të cilin njeriu ka komunikuar, sesa të përmbajtjes së mesazhit të komunikimit”. Përherë e më shumë dëgjojmë të flitet me një lloj absolutizmi në sigurinë e elementit të pasionit duke mos lejuar asnje shteg të zhvillimit të debatit gjë që nuk bën tjetër vec kthimit në antropomorfizëm. Dhe ajo që të trishton më shumë është fakti që flamurtarët e këtij antropomorfizmi bëhen ata që pretendojnë se janë forcat më progresiste të shoqërisë Shqiptare, ku patetikisht shprehen se “ ne jemi e vetmja forcë politike që disponon kapacitetet për ta shpëtuar këtë vend dhe me misionin historik mbi shpatulla për ta udhëhequr drejt prosperitetit, pasi kjo eshte detyrë vetëm e jona, dhe e askujt tjetër”. Në rastin e mësipërm kishim fatin të shikonim sesi një krizë mund të fillojë si e absolutes me origjinë ideologjike dhe gjatë rrugës pa e kuptuar as vetë subjekti, kalojnë në krizën e përfaqsimit. Në këtë pikë c’do individ sado i emancipuar ose i kalcifizuar mbetet pa fjalë. Se nuk lë hapësirë për të folur. Të gjitha rrugët e komunikimit janë inegzistuese. Mos kemi të bëjmë në një antropomorfizem politik? Kjo na shtyn të besojmë se jemi në një krizë e cila me tërë përbërjen e saj ka një shpërndarje gjeografike të ndryshme në kohë. Ndoshta individi që përfaqson forcën politike të sipërpërmendur mendon se jemi pozicionuar në një tjetër epokë, ku njeriu ishte hommoserectus dhe jo domosdoshmërisht sapiens.

Nuk mund të le pa përmendur referencën racionale se “Aresyeja është nje sistem i principeve universale që precedon në kpacitetet abstrakte të individit. Maksimumi është që individi mund ti njohë ato ndoshta me veshtiresi pas refleksioneve të gjata. Ky është Platonismi. Kjo krize nuk është universialisht e pranueshme.” Cdo të thotë se shuma e këndeve të një trekendëshi është gjithmonë 180 grad, se është një e vërtetë e nevojshme? Si rregull ne aspirojmë lirinë e ndryshimit të postulatave në situata të vecanta. Nëse dikujt i jepet liria atij do i lejohej të përdorte nocionin e të vërtetës së domosdoshme. Masturbimi konsiderohet si një proces i lidhjes së individit me objektin e pasionit, por në të njëjtën kohë ai është kusht për tu distancuar prej tij. Duke jetuar në një shoqëri kinematike mund ti referohemi momentit të masturbimit tek “ Gjoleka djali i Abazit” i Dhimiter Anagnostit ku subjekti ka për objekt Xhemilen inegzistente kur pasion turfullin “Xhemile o shpirt”( e persërit disa herë) dhe e mbyll me “ Mut o Xhemile”.

Ajo që më bën vërtet deri diku optimist për rrugëdaljen me ruajtjen e një statusquoje është parafrazimi klasik se “Në të njëjtën kohë nuk mund të lëmë mënjanë faktin se arësyeja është mënyra e gjykimit dhe e ndarjes së të mirës, keqes, të vërtës, gënjeshtrës.” Ky është koncepti që në pamjen e parë na bën të mendojmë se jemi në rrugën më të mbarë për arësyetimin e fenomeneve të asaj që na rrethon por që tashmë nuk duam tia dëgjojmë me emrin( për botën e kam fjalën), porse po ta shohim më me kujdes origjinën e saj kartesiane ndihet nje lloj ambiguiditeti. Kohë më parë një sherr koktulësh bëri që të gjithë të mbanin frymën në rezultatin se cili krah do të fitonte nga konflikti parlamentar. U allnuan , u pajtuan dhe njerëzit vazhdojnë frymbajtjen për të marrë vesh kush fitoi. Gjithsecili deklaroi një fitore të idealeve të tij pa pranuar në asnjë mënyrë se kush lëshoi pe, sa lëshoi, për cfarë e lëshoi. Të dy palët kishin 100% të drejtë, që Kartesin e shkretë do e fuste në dhe të gjallë. Dhe kjo vjen nga ata që e priste më pak. Vaj medet se cmund të presësh nga të tjerët. Më keq se kaq nuk mund të bëhet. Kush do të ishte mjeti më i mirë për të na sjellë në derman. Ma ha mëndja se kercimi pupthi sdo ishte ndonjë mjet i keq, se të mësipërmit nuk shkojnë më larg se aq, por për ata pak me një shije paksa të kultivuar vuajtësit e vërtetë të kësaj krize, nuk besoj se do të ishte zgjidhja më e mirë.

Arësyeja ushtrohet përmes faktit që ne jemi duke shprehur propozime në lidhje me botën, dhe përpara se të jemi të sigurtë se këto propozime janë “e verteta” ne duhet të sigurohemi që të tjerët mund ti kuptojnë ato. Kjo nuk do të thotë se kur ne shprehemi duhet të themi vetëm një gjë duke evituar ambiguitetin. Në të kundërtën e cila është më racionale dhe e arësyeshme, për të nohur se janë edhe bashkbisedimet në shprehjen e dëshirave dhe pasioneve që thonë disa gjëra në të njëjtën kohë të kundërshtueshme midis tyre. Sic mund të themi që cdo qenieje njerëzore i pëlqen të hajë. Po. Pavarsisht se egsistojnë dyspeptikët, ascetikët dhe anoreksikët. Apo po ti referohemi shijes së meshkujve mbi femrën, cila është më e dëshiruar, Ana Manjani apo Pamela Anderson? Rregullat ndryshojnë. Nuk mund të them se është irracionale, por le ti shohim ato me paksa dyshim. Nësë është e mundur ti evitojmë.

Duke u marrë me parashtrimet e mësipërme shohim që futemi në një konfuzion nga i cili aktivitetit racional ose aktiviteti i arësyeshëm nuk është se na orientojnë drejpërdrejt në konkluzionet e duhura. Disa shkollarë i referohen modus ponens si një mjet i ri që mund ti japë zgjidhje arifmetike botës ku jetojmë. Porse a është vërtet në gjëndjë kjo mënyrë të sjellë në terezi ato që i detyruar nga pamundesia e zgjidhjes së ekuacioneve globale nëpërmjet arësyetimit na ka bërë të jetojmë në një kaos allogjik.

Nësë unë them që të gjithë ata që jetojnë në Tiranë janë Tiranas atëherë dhe Ndue Llesh Pali që ka ardhur disa ditë më parë nga Mirdita apo Proletar Ylli që disa muaj më parë zbriti nga Skrapari, janë Tironca. Në këtë rast na duhet një mënyrë arësyetimi i cili te na nxjerr nga krizat, pasi po ti referohemi të mësipërmes i bije që ata vërtet janë Tironca. Kjo është një krim në vetvehte e barabartë me pastrimet ethnike(largqoftë se do na cojnë në Hage). I heqim këtyre individëve identitetin e tyre për ti dhënë nëpërmjet arësytimeve që tashmë janeë në krizë, një tjetër identitet. Ose një shembull i trishtuar i kësaj krize është se cdo burrë që ka tendence të fusë objekte në anus, është homoseksual. Me ckemi dëgjuar për bëmat e këtyre të fundit nuk cuditemi më kur dëgjojmë se u shtrua në spital nga thyerja e një shisheje në anus( e merrni me mënt vetë se cmund ti bëjnë anusit copat e gastares) , apo se duke pastruar shtëpine me fshesë me korent u rrëzua dhe ra me mendere tek tubi që cuditerisht rrëshkiti brenda, lehtas. Me evolimin e mjekësisë. përshëmbull ata që vuajnë nga hernia nga e cila nuk përjashtohet as gjinia mashkullore , për të mos dëmtuar stomakun me ilace, tashmë detyrohen të marrin suposto. Mos është ky një konspiracion i mjekeve gey për të yshtyr burrat në gjetjen e homoseksualitetit të fshehur dhe për ti larguar përgjithmonë nga gratë e mallkuara? Sigurisht që jo, do të thonin të shkretët hernianistë. Dhe po ti referohemi krizës së pikpamjes së absolutes, që sic e thashe më lart, modeli i vetëm i saj i njohur në Shqipëri, ka qënë i një individi që rininë e kaloi në mënyrë të errët në Paris, nga ku u kthye me një këndvështrim fatal mbi absoluten, gjë që në shoqërinë tonë të sotme e shohim edhe tek ata që jane jo aq te thyer në moshë dhe që rininë e kanë kaluar ( cuditërisht të errët) në Paris. Mos është vallë ajri i Parisit me një dozë të lartë infektimi për këndvështrimin e absolutes? Nëse është e vërtetë duhet të jetë e koncetruar vetëm për Shqiptarët me tendenca karrierre politike, si një lloj mallkimi ( mesa dimë Francezët nuk kanë qënë aleatët historik të Shqiptarëve. Atëherë s’kemi pse të shqetësohemi që Ambasada Franceze i ka vizat e shtrënguara.) Kjo të con në atë lloj krizë të shumës së këndeve të trekëndeshit ku nuk ka sesi Parisi tempulli i diversitetit të kapaciteteve abstrakte të mendimit, të jëtë burim i këndvështrimeve absolute vëtëm për udheheqësit e një kombi.

Përsa më sipër peërmenda ajo që dua të theksoj nuk është shqetsimi për ruralin verior apo jugor, anoreksikun, pacientin e hernias që gëzohet se uterusi nuk ja pranon supostin duke ja nxjerre jasht ( që e bën të mos ndihet homoseksual), por tek hapësirat e shumta që jo vetëm media po i përkushton arësyetimeve të papërgjegjshme që reflektohen në jetën politike, probleme të cilat na ndikojnë në sjelljen e perditshme, duke na bërë të lëshohemi në kërkim të këtij instrumenti të ri për shpjegimin e botës që fatkeqsisht jemi të detyruar ta ndajmë bashkarisht me të gjithë mbartësit e elementëve të ashtëquajtura të aktiviteteve racionale ose të paktën, aktivitetit të arësyeshëm. Këcim pupthi dhe krizat e arësyetimit

Komentet

Postimet më të komentuara nga ky blog

Untitled Originally uploaded by ARTdhe

"Memory Limits" - photo by Ilir Butka

"Memory Limits" - photo by Ilir Butka Originally uploaded by ARTdhe

TIRANA INTERNATIONAL FILM FESTIVAL - TIFF 2013 - Short films submitted till now by Country:

By Category     animation (34)     documentary (39)     experimental (40)     fiction (259)     Please Select (2) By Year of Production     2011 (18)     2012 (154)     2013 (202) By Country     Albania (10)     Algeria (1)     Argentina (1)     Australia (2)     Austria (4)     Belgium (10)     Belorussia (1)     Bosnia-Herzegovina (1)     Brazil (1)     Bulgaria (3)     Burkina Faso (2)     Canada (25)     Chile (1)     Colombia (1)     Croatia (1)     Czech Republic (2)     Denmark (1)     Deutschland (12)     England (16)     Estonia (1)     Finland (3)     France (33)     Greece (18)     Hungary (1)     Iceland (2) ...