Kapërce te përmbajtja kryesore

Postimet

Po shfaq postimet nga muaji qershor, 2009

Njeriu, Struktura, Zhurma dheHeshtja: Reflektime Rreth Ekspozitës së Marco Fantini-t dhe Ziso Kamberajt

Më 29 Prill u hap në Promenade Gallery të piktorit dhe galeristit vlonjat Artan Shabani ekspozita “Exquisite Creatures” [Krijesa Delikate] e italianit Marco Fantini dhe shqiptarit Ziso Kamberaj, kuruar nga Pino Bonano i Universitetit të Klagenfurtit. Meqë nuk jam një kritik arti por një njeri i interesuar në teori sociale, dhe meqë jam nga ata që mendojnë që kërkimi i sublimes estetike nuk është domosdoshmërisht i pavaruar nga misioni social i artit, po hedh këto shënime për të treguar se si një art i mirë është pashmangshmërisht në funksion të njerëzimit edhe nga pikëpamja politike. Sidomos nga pikëpamja politike. Sigurisht nëse me politikë nuk kuptojmë vetëm politika partiake apo shtetërore apo ndërkombëtare por edhe duelin e përjetshëm individ/strukturë që po tenton të shfaqet formalisht edhe mes bijve të shqipes që kanë jetuar përjetësisht mes këtij dueli por në injorancë të lumtur për ekzistencën e tij. Ja tani ku i gjejmë të dy këto koncepte tek rivalizojnë dhe harmonizojnë në nj

Intervista me Dhurata Lazo Bejleri

Intervista: Albana Temali Artistë që ndajnë talentin mes dy brigjesh - kështu mund të përkufizoja situatën që paraqitet sot të artisteve shqiptarë, që jetojne përtej Adriatikut. Jane lindur, rritur e formuar si profesionistë në shkollat shqiptare e kanë perfeksionuar talentin e tyre në Akademitë e huaja duke përvetesuar dije të reja, duke plazmuar kështu vlera të reja e duke shfytëzuar mundësi afirmimi. Jane të shumtë sot, por mbase mjafton të drejtojmë vëmendjen te një aktivitet i tyre për të kuptur realitetin e ri që përjetojne mes skenave shqiptare e të huaja, mes publikut shqiptar në Shqipëri e publikut shqiptar e të huaj në vende të tjera të botës. Një eksperiencë të tille sapo e ka kaluar, pianistja jonë e talentuar Dhurata Lazo Bejleri me Koncertin e dhënë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë me Orkestrën e RTSh nën drejtimin e dirigjentit kanadez Alain Trudel. Dhurata "kaperceu" Adriatikun në fillim e viteve '90 për t'u bashkuar me bashkeshortin e saj po

Artan Shabani at 53rd Venice Biennale, Official Collateral Events

Dear All, I'm pleased to invite you to my next upcoming show at 53rd Venice Biennale, KROSSING Immaginodromo, Official Collateral Events, in FORTE MARGHERA from june 4th - november 22nd 2009. http://www.thepromenadegallery.org Hope to see you there. All my best Sono lieto di invitarvi al mio prossimo evento alla 53° Biennale di Venezia, KROSSING Immaginodromo, Eventi Collaterali Ufficiali, presso FORTE MARGHERA dal 4 giugno - 22 novembre 2009. Per ulteriori dettagli http://www.thepromenadegallery.org Artan Shabani