Kapërce te përmbajtja kryesore

Postimet

Po shfaq postimet nga muaji qershor, 2007

Postmodernizmi nuk është gjithnjë bashkëkohësi

Nga Genc Permeti A mund t‘i përgjigjemi pyetjes se çfarë është bashkëkohore sot thjesht me fjalën “postmodernizmi”. Kjo përgjigje që ka ngjallur debate mes teoricienëve të artit të kohërave të sotme, lë hapësira të ndryshme interpretimi.Asgjë nuk mund të jetë absolute,por ecja në një vijë logjike mbi atë çfarë operohet sot në botë dhe në atë çfarë vazhdontë jetë e pëlqyeshme dhe e ndjeshme, sigurisht që është një vijë e rëndësishmepër artin. Në Shqipëri, gjithnjë kanë munguar debate të tilla, të cilat gjithnjë janë tentuar të rreken në debate për mbrojtjen e kaheve të ndryshme të interesave të grupeve të ndryshme të artistëve, ndërsa debatet mbi filozofinë e vërtetë, nëse mundtë quhet kështu të artit kanë munguar. Vetë kalimi nga periudha e soc-realizmit në një liri të shprehuri, ka sjellë shumë zhvillime interesante, të cilat mund të interpretohen në mënyrat e tyre nga kritika apo historianëte artit. Por nëse kemi njerëz që duan të pikturojnë, nuk kemi pasur këto kohë njerëz që duan t