Kapërce te përmbajtja kryesore

Postimet

Po shfaq postimet nga muaji shtator, 2008

“Gladiatori i artë” për regjisorin çek Jiri Menzel

Pas paradës së shfaqjes së filmave për një javë, (23-31 gusht) ka mbyllur ditët e tij me shpalljen e fituesve Festivali Ndërkombëtar Veror i Filmit në Durrës. Fituesi i çmimit të madh “Gladiatori i artë” ka qenë filmi i regjisorit çek Jiri Menzel, i titulluar “Unë i shërbeva mbretit të Anglisë”. Gjithashtu, fitues të çmimeve të tjera kanë qenë regjisori Fatmir Koçi me filmin “Koha e Kometës”, me skenar të përshtatur nga vepra e Ismail Kadaresë. Çmime të tjera të dhëna prej këtij festivali kanë qenë çmimi special i jurisë që iu dha filmit norvegjez me temë shqiptare “Mirush”, çmimi i karrierës, për regjisoren Xhanfize Keko (pas vdekjes) dhe për aktorin Sandër Prosi (pas vdekjes). Ndërkaq një tjetër çmim, ai i aktores më të mirë u fitua nga Ornela Kapetani, e cila merrte pjesë në filmin grek me temë shqiptare “Correction”. Juria e këtij festivali ku merrnin pjesë 16 filma nga vende të ndryshme të Ballkanit dhe Europës drejtohej nga Roland Sejko dhe përbëhej nga Mimmo Mongelli, Burbuqe Be

Durrës, ndiqet me interes Festivali Ndërkombëtar i Filmit

Festivali Ndërkombëtar Veror i Filmit, edicioni i parë i filmit me metrazh të gjatë në Shqipëri, që po zhvillohet në qytetin bregdetar të Durrësit po ndiqet me sukses ndërkohë që organizatorët shprehen entuziastë për audiencën e lartë të spektatorëve që kanë ndjekur filmat e programuar në këtë aktivitet. Organizatorët Anila Varfi dhe Xhevdet Ferri shprehen të kënaqur për mikpritjen e qytetit të Durrësit, ndjeshmëria e të cilit për artin e kinemasë ndjehet veçanërisht në arenën e amfiteatrit antik, ku çdo natë shfaqen dy nga filmat që kanë konkurruar zyrtarisht më parë në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu”. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Xhevdet Ferri është shprehur se “tashmë skepticizmi që na brente para fillimit të veprimtarisë ka kaluar plotësisht. Qyteti i Durrësit ka reaguar si një qytet i vërtetë arti dhe ne ndjehemi të entuziazmuar për audiencën e lartë në arenën e amfiteatrit antik”. “Gjatë shfaqjes së filmit “Koha e kometës” mbi 800 shikues, një pjesë e të