Prezantimi i kinemasë pulieze "Fluturimi i shqiponjave...” do të realizohet përgjatë tri ditëve (5, 6 dhe 7 maj) në sallën “Black Box” në Akademinë e Arteve në Tiranë. Do të jenë 15 filma që do të projektohen gjatë këtij aktiviteti kur janë parashikuar të shfaqen filma të gjatë, të shkurtër por edhe dokumentarë.
Ndër filmat e përzgjedhur përmenden "Mrekullia" të Edoardo Winspeare, "Dhimbja e kokës" të Alessandro Piva, "Shtëpia e grave" të Mimmo Mongelli, "Toka" të Sergio Rubini, filmat me metrazh të shkurtër të Michele Bia (Jugorë pa filtër), Antonello De Leo (Guinea Pig), Beppe Sbroçhi (Due Pi Grecosu Omega), dokumentari i Simone Salvemini (Liturgjia e tregut). Teatri Publik Puliez vjen në Tiranë në bazë të projektit “Inter-Venti di Arte e Cultura dall'Albania", financuar nga P.I.C. Interreg IIIA Italia-Albania 2000/2006. Por teatri publik puliez, në bazë të projektit "Inter-Venti di Arte e Cultura dall'Albania", ka në plan të prodhojë edhe 5 filma me metrazh të shkurtër të realizuar nga regjisorët italianë Mimmo Mongelli, Simone Salvemini, Beppe Sbroçhi dhe regjisorët shqiptarë Robert Budina dhe Ilir Butka me aktorë të dy vendeve. Me këtë qëllim janë të hapura seleksionimet për aktorë dhe aktore shqiptarë me profile të ndryshme, në datë 6 dhe 7 maj në sallën “Black Box” të Akademisë së Arteve në Tiranë.
Gazeta STANDARD
Si nje loje me fjalen ATDHE ku me ARTDHE do te kuptonim atdheun e artisteve, ose ne nje perkthim me te drejperdrejte mund te qendronte si "terren i artit"
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
-
"Memory Limits" - photo by Ilir Butka Originally uploaded by ARTdhe
-
By Category animation (34) documentary (39) experimental (40) fiction (259) Please Select (2) By Year of Produc...
Nuk ka komente:
Posto një koment