Fluturimi i shqiponjave në kutinë e zezë
"Fluturimi i shqiponjave… në të shkurtër... dhe në të gjatë". Ky është prezantimi për kinemanë puljeze që projektohet në Tiranë nga sot në mbrëmje deri më 7 maj në sallën Black Box të Akademisë së Arteve. Kalendari parashikon projektimin e filmave me metrazh të shkurtër dhe të gjatë dhe dokumentarëve.
Elsa Demo
Hen, 05 Maj 2008 09:44:00
Kinemaja pulieze në Tiranë dhe përpjekja për një bashkëpunim italo-shqiptar. Kërkohen aktorë. Sondazh në Black Box të Akademisë së Arteve
...................................................................................
"Fluturimi i shqiponjave… në të shkurtër... dhe në të gjatë". Ky është prezantimi për kinemanë puljeze që projektohet në Tiranë nga sot në mbrëmje deri më 7 maj në sallën Black Box të Akademisë së Arteve. Kalendari parashikon projektimin e filmave me metrazh të shkurtër dhe të gjatë dhe dokumentarëve. "Fluturimi i shqiponjave" prezantohet nesër paradite në një konferencë për shtyp në Black Box ku marrin pjesë drejtori i Sektorit të Kinemasë puljeze regjisori Mimmo Mongelli, drejtori i Qendrës Kombëtare Kinematografike Xhevdet Feri, drejtori i Tirana International Film Festival Ilir Butka, producentë dhe regjisorë shqiptarë dhe italianë, ndër të cilët Robert Budina dhe Beppe Sbrocchi.
Gjatë tre ditëve, do të projektohen 15 filma ndër të cilët përmendim filmat me metrazh të gjatë "Mrekullia" i Edoardo Ëinspeare, "Dhimbja e kokës" e Alessandro Piva, "Shtëpia e grave" e Mimmo Mongellit, "Toka" i Sergio Rubinit, filmat me metrazh të shkurtër të Michele Bia ("Jugorë pa filtër"), Antonello De Leo (Kavja), Beppe Sbrocchi (DuePiGrecosuOmega), dokumentari i Simone Salvemini (Liturgjia e tregut).
Hyrja në Black Box është falas
Projektimi i kinemasë puljeze është organizuar nga Teatri Publik Puljez në bazë të projektit "Inter-Venti di Arte e Cultura dall'Albania", i financuar nga P.I.C. Interreg IIIA Itali-Shqipëri 2000-2006. Nuk është hera e parë që kinemaja puljeze shfaqet tek ne. Ajo ka qenë e pranishme qysh në programin e edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Tiranë, pesë vjet më parë, falë binjakëzimeve që TIFF ka bërë me disa struktura homologe italiane.
Në kuadër të të njëjtit projekt të Teatrit Publik Puljez, është parashikuar të bëhet një sondazh për aktorë që do të angazhohen në 5 projektet e ardhshme filmike.
"Inter-Venti di Arte e Cultura dall'Albania" kërkon të prodhojë 5 filma me metrazh të shkurtër të realizuar nga regjisorët italianë Mimmo Mongelli, Simone Salvemini, Beppe Sbrocchi dhe regjisorët shqiptarë Robert Budina dhe Ilir Butka me aktorë të të dy vendeve.
Për këtë qëllim janë të hapura seleksionimet për aktore dhe aktorë shqiptarë me profile të ndryshme, pa limit moshe por profesionistë, që do të bëhen në datat 6 dhe 7 maj, nga ora 10 në orën 15 në sallën Black Box të Akademisë së Arteve në Tiranë.
Kandidatët duhet të paraqiten me curriculum vitae në anglisht ose italisht, foto, albume ose materiale vizive (kaseta, dvd etj) ku kanë regjistruar përvojat e tyre të aktrimit.
Ky partneritet italo-shqiptar, në veçanti ndërmjet Puljas dhe Tiranës, në të vërtetë i ka rrënjët thellë në histori, afro 150 vjet më parë. Në mbështetje të projekteve në fjalë janë ofruar Bashkia e Brindizit që është partneri kryesor, Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë që duket se është shkundur nga letargjia e institucionit që vetëm shpërndan para për prodhim filmik; Universiteti i Tiranës etj.
Kemi të bëjmë me një ndërmarrje në Ballkan të Puljas. Vetëm një javë para, në Kinotekën Nacionale të Maqedonisë janë prezantuar disa filma të gjatë të autorëve puljezë si "Sangue Vivo" i Edoardo Winspeare, "La Casa delle Donne" i Alessandro Piva. Paralelisht me të është bërë takimi "Bashkëpunimi ndërmjet Puljas dhe Ballkanit për mbështetjen e zhvillimit të industrisë kinematografike". Pala shqiptare është përfaqësuar Xhevdet Ferri (QKK), Petrit Beci (TVSH), Ilir Butka (TIFF) dhe regjisori Robert Budina.
Gazeta SHEKULLI

Komentet