Kapërce te përmbajtja kryesore

“Fluturimi i shqiponjave”, cikël premierash filmi në “Black Box”

Kinemaja puljeze vjen në sallën “Black Box” të Akademisë së Arteve me ciklin e filmave “Fluturimi i shqiponjave… në të shkurtër... dhe në të gjatë”. Ky është prezantimi për kinemanë puljeze që ka filluar që dje të projektohet në sallën e Akademisë së Arteve. Projektimi i këtyre filmave do të zgjasë deri më 7 maj në sallën “Black Box”. Kalendari parashikon projektimin e filmave me metrazh të shkurtër, të gjatë dhe dokumentarëve. Dje paradite për këto ditë të kinemasë puljeze në kryeqytet u organizua një konferencë për shtyp në “Black Box” ku morën pjesë drejtori i Sektorit të Kinemasë puljeze regjisori Mimmo Mongelli, drejtori i Qendrës Kombëtare Kinematografike Xhevdet Ferri, drejtori i Tirana International Film Festival Ilir Butka, producentë dhe regjisorë shqiptarë dhe italianë, ndër të cilët Robert Budina dhe Beppe Sbrocchi. Gjatë kësaj konference regjisori italian Mimmo Mongelli do të shprehej me vlerësime për këtë bashkëpunim duke theksuar se: “ Jemi të kënaqur që po i japim filmin këtij bashkëpunimi Shqipëri-Itali në kuadër të këtij projekti. Kur menduam realizmin e këtij projekti nuk ishte thjesht një ritual, por duhet të punohet për diçka më konkrete. Në datën 10 deri në 12 maj në Brindizi do të bëhet paraqitja e kinemasë shqiptare”. Më tej gjatë kësaj konference regjisori italian do të shprehej dhe për prodhimin e pesë filmave të shkurtër tre italianë dhe dy shqiptarë të cilët brenda një kohe të shkurtër do të jenë në ekranin e kinemasë. “ Ne do të prodhojmë dhe pesë filma të shkurtër tre nga regjisorë italianë dhe dy nga regjisorë shqiptarë. Këto filma do të jenë me temë të njëjtë “Fluturimi”. Regjisorët shqiptarë janë Ilir Butka dhe Robert Budina. Filmat që do të realizohen me regjisorë italianë do të jenë me aktorë shqiptarë dhe filmat që do të realizohen me regjisorë shqiptarë do të jenë me aktorë italianë”, u shpreh regjisorin italian. Ndërkaq që gjatë kësaj konference drejtori i QKK Xhevdet Ferri përveçse ndaj ciklit të filmave që do të shfaqen gjatë këtyre ditëve foli dhe anëtarësimin e QKK në “Eurimages”, për rrugën e bashkëpunimit kinematografik dhe vlerat që ajo sjell. “Jemi në negociata për projektin “VIA- Albania”, por gjithashtu dua të them se për sa i përket anëtarësimit në “Eurimages” mund t’ju them se brenda vitit 2008 dhe QKK do të jetë anëtare e saj. Deri tani nuk kemi mundur që të anëtarësohemi për shkak të shumë arsyeve dhe disa prej tyre janë: numri i ulët i kinemave në raport me popullsinë, ratifikimi i marrëveshjeve etj”. Ndërkaq që gjatë kësaj konference Ilir Butka do të shprehej: “Duke ofruar këtë lloj panorame aktiviteti në pamje të parë mund të duket vetëm kinematografik, por nga pikëpamja politike ky bashkëpunim midis Shqipërisë dhe Pulias është një urë virtuale midis dy vendeve. Por falederoj dhe QKK për mbështetjen e aktivitetit”. Regjisori Robert Budina do të shprehej për prodhimin e pesë filmave se shumë projekte më parë janë realizuar vetëm në letër dhe nuk kanë arritur që të konkretizohen, por mbështetja institucionale është diçka e mirë. “E shoh me interes faktin që të kesh mbështetje në aspektin institucional. Kanë qenë disa projekte në letër, por ato nuk janë konkretizuar më parë, por tani këto projekte do të bëhen konkrete. Unë kam marrë pjesë në festivale të ndryshme në Itali dhe më çudit pjesëmarrja e audiencës italiane”. Gjatë tre ditëve, do të projektohen 15 filma ndër të cilët përmendim filmat me metrazh të gjatë ‘Mrekullia” i Edoardo Ëinspeare, “Dhimbja e kokës” e Alessandro Piva, “Shtëpia e grave” e Mimmo Mongellit, “Toka” i Sergio Rubinit, filmat me metrazh të shkurtër të Michele Bia ("Jugorë pa filtër"), Antonello De Leo (Kavja), Beppe Sbrocchi (DuePiGrecosuOmega), dokumentari i Simone Salvemini (Liturgjia e tregut). Ky cikël kinematografik u hap me filmin “Jugorë pa filtër”. Hyrja në “Black Box” është falas. Projektimi i kinemasë puljeze është organizuar nga Teatri Publik Puljez në bazë të projektit “Inter-Venti di Arte e Cultura dall'Albania”, i financuar nga P.I.C. Interreg IIIA Itali-Shqipëri 2000-2006. Nuk është hera e parë që kinemaja puljeze shfaqet tek ne. Ajo ka qenë e pranishme qysh në programin e edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Tiranë, pesë vjet më parë, falë binjakëzimeve që TIFF ka bërë me disa struktura homologe italiane. Në kuadër të të njëjtit projekt të Teatrit Publik Puljez, është parashikuar të bëhet një sondazh për aktorë që do të angazhohen në 5 projektet e ardhshme filmime të cilët do të realizohen në sajë të një buxheti prej 30 mijë eurosh. “Inter-Venti di Arte e Cultura dall'Albania” kërkon të prodhojë këto filma me metrazh të shkurtër të realizuar nga regjisorët italianë Mimmo Mongelli, Simone Salvemini, Beppe Sbrocchi dhe regjisorët shqiptarë Robert Budina dhe Ilir Butka me aktorë të të dy vendeve.

Gazeta SOT

Komentet

Postimet më të komentuara nga ky blog

Untitled Originally uploaded by ARTdhe

"Memory Limits" - photo by Ilir Butka

"Memory Limits" - photo by Ilir Butka Originally uploaded by ARTdhe

TIRANA INTERNATIONAL FILM FESTIVAL - TIFF 2013 - Short films submitted till now by Country:

By Category     animation (34)     documentary (39)     experimental (40)     fiction (259)     Please Select (2) By Year of Production     2011 (18)     2012 (154)     2013 (202) By Country     Albania (10)     Algeria (1)     Argentina (1)     Australia (2)     Austria (4)     Belgium (10)     Belorussia (1)     Bosnia-Herzegovina (1)     Brazil (1)     Bulgaria (3)     Burkina Faso (2)     Canada (25)     Chile (1)     Colombia (1)     Croatia (1)     Czech Republic (2)     Denmark (1)     Deutschland (12)     England (16)     Estonia (1)     Finland (3)     France (33)     Greece (18)     Hungary (1)     Iceland (2) ...