Kapërce te përmbajtja kryesore

Postimet

Po shfaq postimet nga muaji prill, 2008

Kriteret e Ministrit Pango per shkarkimet dhe emerimet e drejtuesve te instucioneve te kultures.

- nga Genc Mulliqi Sot me dt 16 04 2008 jap doreheqjen nga puna ime ne GKA pas shkarkimit nga detyra si drejtor I ketij institucioni, dhe ri-emerimit tim si nen-drejtor ne GKA prej Ministrit Pango. Me dt 15 04 2008 mu komunikua shkarkimi im nga detyra si drejtor i GKA-se dhe emerimi ne kete post i nen-drejtorit Shima prej ministrit Pango. Ne urdherin e Min Pango nuk jepeshin shkaqet por gojarisht prej te derguareve te tij m’u tha se ti mire ke punuar por menduam qe te bejme nje ndryshim vendesh keshtu qe ti do te punosh si nen-drejtor po ne GKA e bla, bla, bla. Besoj qe kemi te bejme me nje rast unikal ku drejori I nje institucioni shkarkohet nga detyra pasi ka kerkuar shkarkimin e nen-drejtorit te institucionit per akte korruptive dhe paregullsi ne pune dhe personi I akuzuar si I tille emerohet drejtor, ndersa akuzuesi emerohet vartes I tij. Sic duket per min. Pango ai qe nuk vjedh apo shkel ligjin, e peson. Rasti I emerimit te Rubens Shimes si dr...