Me kujton kompiuterin tim Amiga qe kisha gati 30 vjet me pare ...

Me sa me kujtohet, ne vitet 89 - 90 animacioni i pare qe kam pare te ralizuar me kompiuter ne tekniken 3D, ka qene "Luxo Jr."
Ky me duket ishte animacini i pare i asaj qe do te shnderrohej me pas ne studion me te famshme te animacionit ne bote, Pixar.
Kompiuteri i pare qe kam pare, ka qene aty rreth viteve 90-91 ne nje ekspozite te organizuar nga ambasada francaze ne muzeun kombetar per pervjetorin e Komunes se Parisit, ne mos gaboj. Ishte nje Macintosh dhe quhej ordinator jo compjuter 

Kur punoja ne Itali ne fillim te viteve 90 u njoha me nje mik i cili kishte nje kompiuter Amiga 500. Une isha fare indiferent ndaj kompjuterit si ndaj lavatrices apo cdo mjeti tjeter shtepiak. Ishte dicka e larget, racionale me te cilen une nuk mund te kisha aspak lidhje. Ideja ime per compjuterin ishte si nje mjet i dedikuar shkences dhe shkencetareve.
Miku im e dinte qe une isha i interesuar per animacionin dhe me tregoi nje dite nje program animacioni qe kishte instaluar ne Amigen e tij.
Efekti i ketij impakt ishte shkaterrues. U ngula me ore ne ate program deri sa mesova funksionet dhe realizova disa animacione te thjeshta bazike. Fluturova nga gezimi!
Kisha zbuluar nje bote te re qe nuk e dija qe ekzistonte dhe qe mund te ishte e aksesueshme nga kushdo.
I kerkova mikut tim te me ndihmonte te blija nje kompjuter si ai.
Pas disa ditesh e bleva nje kompiuter akoma me te avancuar, ishte nje Amiga 3000 qe komuna e qytetit ku une jetoja e kishte nxjerre ne shitje per te blere nje Amiga 4000.
Aty instalova programet e para te animacionit 2D e 3D dhe realizova animacionet e mia te para ne kompiuter.
Ishin vitet 1992-1993.
Edhe Televizioni Shqiptar e kishte nje Amiga 500 qe e perdorte per titra grafike.
Shkoja shpesh ne TVSH ku punonte shoku im Artur Bejkollari dhe munda te realizoja nje sigel ne 2D por qe krijonte efektin 3D. Jam kurioz te shoh pas kaq vitesh siglen e motit ne TVSH te cilen e kisha realizuar me Amigen time. Shpresoj te jete ne arkiven e asaj kohe (1993-1995) nuk me kujtohet saktesisht.
Me Amigen u realizua edhe sigla hyrese per televizionin e pare privat ne Shqiperi, Shijak TV. Viti nuk me kujtohet saktesisht por duhet te pyes Bert Malltezin me te cilin kam punuar per realizimin.
Me vone krijuam me Agim Buxhelin studion e pare digitale ne Shqiperi, Studio Gjeli.
Me pas me Agron Domin, Marsel Skendon dhe Julien Roshe krijuam Fasada Studio.
Cdo gje filloi nga Amiga 

...
Ne fund te viteve 80 dhe ne fillim te viteve 90 ekzistonin 4 platforma kompiuterike qe kishin hyre ne tregun e kompiuterave personal, Macintosh, Amiga, PC, Atari.
Amiga e prodhuar nga Comodore, ishte sistemi i pare multitasking qe integronte audio dhe video ne sistemin e saj, qe do te thote se i kishte te instaluara ne motherboard, pa patur nevoje instalimin e kartave te jashteme audio dhe video. Kjo e beri Amigen kompiuterin e preferuar per broadcasting televiziv dhe radiofonik duke u bere pioniere e diditalizimit per mediat ne pergjithesi..Efektet speciale, titrim, animacion ishin arma e e forte e Amiges. Te gjitha televizionet e kishin nje Amiga ne ate kohe. Programet e para te animacionit 3 dimensional si Lightwave linden ne platformen Amiga. Macintosh qe ne fillimet e tij u pozicionua ne industrine e desktop publishing dhe gati te gjitha shtypshkronjat ishin te pajisura qe ne ate kohe me nje kompiuter te tille.
Me software te familjes Adobe, Macintoshi do behej i pathyeshem ne kete fushe duke sjelle me vone Apple.
Atari ishte lider ne lojra compiuterike duke patur avantazhin e nje sistemi hardware dhe software te dedikuar. PC ishte ne ate kohe nje kompiuter zyrash pasi punonte me shume me sistemin dos se sa windows. Qe te manipuloje dhe te degjoje muzike duhej te blije nje karte audio dhe nese doje te punoje ne windows dhe te manipuloje video duhej te blije nje karte grafike. Askush nuk e kishte menduar qe disavantazhi i blerjes se kartave opsionale per audion dhe videon do te kthehej ne piken e forces per platformen PC pasi shume prodhues nxituan te ofronin hardware me performanca shume me te avancuara se sa sistemet e integruara te Amiges duke e lene mbrapa admiralen e Comodore.
Dalngadale u superua dhe mungesa iniciale ne programe per PC pasi softwaret e dedikuar per audio dhe video te cilat kryesisht industria e re e softwar-eve audio, video i kishte e adresuar drejt Amiges, filloi ti programonte per PC.
Perfundimisht Amiga dhe Atari u zhduken dhe mbeten ne loje PC dhe Mac, perkatesisht platformat qe kishin mbrapa tyre gjeni si Bill Gate per te paren dhe Steve Jobs per te dyten.—
felice.
