Njeriu, Struktura, Zhurma dheHeshtja: Reflektime Rreth Ekspozitës së Marco Fantini-t dhe Ziso Kamberajt
Më 29 Prill u hap në Promenade Gallery të piktorit dhe galeristit vlonjat Artan Shabani ekspozita “Exquisite Creatures” [Krijesa Delikate] e italianit Marco Fantini dhe shqiptarit Ziso Kamberaj, kuruar nga Pino Bonano i Universitetit të Klagenfurtit. Meqë nuk jam një kritik arti por një njeri i interesuar në teori sociale, dhe meqë jam nga ata që mendojnë që kërkimi i sublimes estetike nuk është domosdoshmërisht i pavaruar nga misioni social i artit, po hedh këto shënime për të treguar se si një art i mirë është pashmangshmërisht në funksion të njerëzimit edhe nga pikëpamja politike. Sidomos nga pikëpamja politike. Sigurisht nëse me politikë nuk kuptojmë vetëm politika partiake apo shtetërore apo ndërkombëtare por edhe duelin e përjetshëm individ/strukturë që po tenton të shfaqet formalisht edhe mes bijve të shqipes që kanë jetuar përjetësisht mes këtij dueli por në injorancë të lumtur për ekzistencën e tij. Ja tani ku i gjejmë të dy këto koncepte tek rivalizojnë dhe harmonizojnë në nj...