Kapërce te përmbajtja kryesore

Puljezët në “Fluturimin e shqiponjave”

Prezantimi i kinemasë pulieze "Fluturimi i shqiponjave...” do të realizohet përgjatë tri ditëve (5, 6 dhe 7 maj) në sallën “Black Box” në Akademinë e Arteve në Tiranë. Do të jenë 15 filma që do të projektohen gjatë këtij aktiviteti kur janë parashikuar të shfaqen filma të gjatë, të shkurtër por edhe dokumentarë.

Ndër filmat e përzgjedhur përmenden "Mrekullia" të Edoardo Winspeare, "Dhimbja e kokës" të Alessandro Piva, "Shtëpia e grave" të Mimmo Mongelli, "Toka" të Sergio Rubini, filmat me metrazh të shkurtër të Michele Bia (Jugorë pa filtër), Antonello De Leo (Guinea Pig), Beppe Sbroçhi (Due Pi Grecosu Omega), dokumentari i Simone Salvemini (Liturgjia e tregut). Teatri Publik Puliez vjen në Tiranë në bazë të projektit “Inter-Venti di Arte e Cultura dall'Albania", financuar nga P.I.C. Interreg IIIA Italia-Albania 2000/2006. Por teatri publik puliez, në bazë të projektit "Inter-Venti di Arte e Cultura dall'Albania", ka në plan të prodhojë edhe 5 filma me metrazh të shkurtër të realizuar nga regjisorët italianë Mimmo Mongelli, Simone Salvemini, Beppe Sbroçhi dhe regjisorët shqiptarë Robert Budina dhe Ilir Butka me aktorë të dy vendeve. Me këtë qëllim janë të hapura seleksionimet për aktorë dhe aktore shqiptarë me profile të ndryshme, në datë 6 dhe 7 maj në sallën “Black Box” të Akademisë së Arteve në Tiranë.

Gazeta STANDARD

Komentet

Postimet më të komentuara nga ky blog

Krizat e aresyetimit dhe kercimi pupthi

- Nga Genc Permeti - Në një festë e cila përgjithësisht njihet nga mosha e tretë si një simbol i luftës Antifashiste ku zjarret partizane gugulonin tërë natën, pavarsisht se i ftohti nuk kish filluar akoma, ndodhi që një i ri u arrestua duke i ofruar droge të pranishmëve me një foto portret të Enver Hoxhes në duar. Duke e lexuar nën teë njëjtin kontekst me të cilin përputhej ambienti ku i riu u ndalua, instiktivisht, u habita si mund të arrestohet dikush për një vepër të tillë. Të gjithë tashmë e dimë se Enveri ishte ideatori i asaj politike që e zëvendësoi fenë me opiumin e tij ideologjik . Fundja ai nuk bëri gjë tjetër vecse drogoi në fillim mëndjet e të rinjve pranë tij, që për nga trutë ishin më të thartuar se pleqtë e gjorë dhe më pas me hir a me pahir krijoi një numer jo pak të vogël ndjekësish. Në lajm nuk sqarohej se për cfarë lloj droge bëhej fjalë. Një nga mundësitë ishte se droga duhej te ishte vete portreti i Enverit fakt i cili lidhet me histerinë masive që me shafqjet e
Untitled Originally uploaded by ARTdhe
Untitled Originally uploaded by ARTdhe