Kapërce te përmbajtja kryesore

Postimet

Po shfaq postimet nga muaji dhjetor, 2011

TIFF, UFF e PUFF - Nga Koloreto Cukali

Ka filluar festivali ndërkombëtar i filmit i Tiranës. Ou? Ç’ne? Na lër or çun, kemi hallet tona. Edhe një Festival Filmi në Tiranë është një hall i madh, ngaqë, çdo gjë e jona është e destinuar të kthehet në hall. Ç’të bëjmë pra, me një festival filmi? Uf-e-pufet e TIFF-it TIFF, për ata që nuk e dinë është Tirana International Film Festival, një festival që ka 9 vjet që zhvillohet në Tiranë pak a shumë në këtë kohë. Këtë vit hallet e festivalit janë të shumta. Organizatorët e kanë nisur festivalin me buxhet zero. Asnjë institucion, shtetëror, privat ose gjysmë-kështu-e-gjysmë-ashtu nuk ka dhënë para. Vetëm disa dashamirë kanë dhënë ndihma në natyrë: një sallë kinemaje falas, disa dhoma hoteli pa para, printimin e katalogëve gratis, organizatorë që punojnë pa kërkuar të paguhen, e kështu me radhë. Si me thënë, është një organizim me shoqni. Pasqyrimi i aktivitetit nga ana e medias është tepër i vakët. Media ka për detyrë të shkojë tek arti vetëm nëse ka ndonjë politikan të niveli